Bajram Gecaj: “Projektet e përbashkëta në dy anët e kufirit në vlerë të përgjithshme rreth 3.2 Milion Euro do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në zonat e programit dhe më gjerë duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, zhvillimin e turizmit, pylltarisë dhe bujqësisë”
2 shkurt 2016, Prishtinë
Bajram Gecaj: “Projektet e përbashkëta në dy anët e kufirit në vlerë të përgjithshme rreth 3.2 Milion Euro do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në zonat e programit dhe më gjerë duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, zhvillimin e turizmit, pylltarisë dhe bujqësisë”
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, sot organizuan Ceremoninë për dhënien e Granteve nga Thirrja e parë për Propozime në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar të IPA I mes Malit të Zi dhe Kosovës.
Në fjalimin e tij në Ceremoninë e Shpalljes së Fituesve të Granteve, Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, falënderoi ekipin nga Mali i Zi, për bashkëpunimin e shkëlqyer në realizimin e kësaj thirrje si dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian në dy vendet dhe ndihmën e vazhdueshme në përmbylljen e suksesshme të këtij procesi. “Projektet e përbashkëta në dy anët e kufirit në vlerë të përgjithshme rreth 3.2 Milion Euro do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në zonat e programit dhe më gjerë duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, zhvillimin e turizmit, pylltarisë dhe bujqësisë” tha Zëvendësministri Bajram Gecaj.
Këto projekte, tha Zëvendësministri Gecaj, do ta forcojnë bashkëpunimin ndër institucional dhe qytetar mes dy vendeve ndërsa Sekretariati i Kosovës dhe Maqedonisë do të vazhdojnë ti ndihmojnë projektet në implementimin e suksesshëm të projekteve.
Gjatë ceremonisë u publikuan 9 organizata fituesve, dhe për arritjen e qëllimeve të projektit, fituesit do të punojnë në partneritet me organizatat tjera të shoqërisë civile, institucionet kulturore dhe arsimore dhe me autoritetet lokale nga Kosova dhe Mali i Zi. Grantet e dhëna për projektet fillojnë nga 80.000 euro deri në 250.000 euro, ndërsa kohëzgjatja e projekteve të mbështetura mund të vijoj deri në 18 muaj.
Në Ceremoninë për dhënien e Granteve folën edhe Përfaqësuesit e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Integrime Evropiane të Malit të Zi dhe përfaqësues të Zyrës e BE-së në Kosovë.
Objektivi i parë për Propozime për Programin e IPA-së, për Bashkëpunim Ndërkufitar, në mes të Malit të Zi dhe Kosovës, në gusht të vitit 2015, kishte objektiv të përgjithshëm: Zhvillimin socio-ekonomik i zonës së programit duke nxitur bashkëpunim dhe iniciativa të përbashkëta. Organizatat fituese të projekteve, do të impelmtenojnë projekte të bazuara në mbrojtjen e biodiversitetit dhe promovimin e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore në zonën e programit; Zhvillimin ekonomik të zonës së programit me theks të veçantë në dy sektor prioritarë:a) Bujqësi dhe pylltari të qëndrueshme;b) Zhvillim i ofertës turistike komplementare ndaj turizmit ekzistues bregdetar në Mal të Zi; dhe promovimin e kohezionit social në mes të komuniteteve që jetojnë në rajonet kufitare duke inkurajuar bashkëpunimin ndër-komunal dhe zhvillimin e partneriteteve dhe rrjeteve në mes të Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC), organizatave profesionale dhe institucioneve arsimore.