Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me projektin DEMOS, përkrahur nga Qeveria Zvicerane, për herën e katërt me radhë, kanë organizuar takimin e përbashkët për rishikimin e Sistemit të menaxhimit të perfomancës së shërbimeve komunale/SMP-së.
23.09.2016,Pishtinë
Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me projektin DEMOS, përkrahur nga Qeveria Zvicerane, për herën e katërt me radhë, kanë organizuar takimin e përbashkët për rishikimin e Sistemit të menaxhimit të perfomancës së shërbimeve komunale/SMP-së.
Në këtë takim ishin të pranishëm, z. Bajram Gecaj, Zëvendësministër i MAPL- së, përfaqësues të departamenteve nga MAPL, përfaqësues të projektit DEMOS, përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditorit të Përgjithshëm, Koordinator Komunal për Performancë dhe përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike komunale dhe qendrore.
Me këtë rast, z. Bajram Gecaj, Zëvendësministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, theksoi se ka ardhur koha që të aprovohet puna e një ekipi të madh të ekspertëve, me qëllim që t’u hapet rruga proceseve tjera drejt finalizimit të procesit të rishikimit të SMP- së.
Po ashtu, edhe Sekretarja e Përgjithshme ne MAPL-së, znj. Rozafa Ukimeraj vlerësoi lart punën e deritashme të grupeve të ekspertëve dhe kërkoi intensifikimin e veprimeve për përfundimin sa më të shpejt të këtij procesi me rëndësi për institucionet lokale dhe qendrore në Republikën e Kosovës.
Ndërkaq, z. Avni Sahiti, Udhëheqës i Departamentit për Performancë dhe Transparencë Komunale, prezantoi para të pranishmëve raportin e punës në mes të dy takimeve, nga 29 prilli këtij viti e deri më tani. Si aktivitet kryesor u prezantua Raporti i Pilotimit të Sistemit për Menaxhimin e Performancës së Shërbimeve Komunale, të gjeturat dhe avantazhet e këtij sistemi. Mes tjerash Udhëheqësi i Departamentit për Performancë dhe Transparencë Komunale theksoi, nevojën e miratimit të dokumenteve që janë derivat i grupeve të ekspertëve të themeluara në fillim të rishikimit të këtij sistemi.
Të gjithë anëtarët e Komitetit Këshillues, vlerësuan lart punën e deritanishme të ekspertëve dhe u pajtuan që procesi është në rrugën e duhur drejt finalizimit të tij.
Në takim u bisedua edhe rëndësia e përfshirjes së institucioneve tjera në procesin e rishikimit të Sistemit per Menaxhimin e Performancës së Shërbimeve Komunale siç janë: ZAP, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, ndërmarrjet publike të cilat ofrojnë shërbime për qytetar dhe akterë të tjerë me rëndësi për procesin e rishikimit të këtij sistemi. Me theks të veçantë u diskutua roli i Zyrës se Auditorit të Përgjithshëm në Menaxhimin e Sistemit të Performancës së Shërbimeve Komunale. Përfaqësues nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm i njoftuan anëtarët e Komitetit Këshillues se Auditori i Përgjithshëm në planin e punës ka përfshirë edhe menaxhimin e performancës së shërbimeve komunale.
Në fund të takimit të gjithë anëtarët e Komitetit Këshillues, njëzëri u pajtuan të miratohet dokumenti kryesor i SMP- së, me qëllim që t’u hapet rruga proceseve tjera që çojnë drejt ndërtimit të SMP-së.