Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Rozafa Ukimeraj priti në takim përfaqësuesen e Ambasadës Amerikane në Kosovë znj. Megan Naylor, Zyrtare për Ekonomi dhe z. Labinot Salihu, Drejtor në Organizatën Jo-Qeveritare Kosovo United States Alumni. 8 dhjetor 2016, Prishtinë
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Rozafa Ukimeraj priti në takim përfaqësuesen e Ambasadës Amerikane në Kosovë znj. Megan Naylor, Zyrtare për Ekonomi dhe z. Labinot Salihu, Drejtor në Organizatën Jo-Qeveritare Kosovo United States Alumni.
Me këtë rast Sekretarja e Përgjithshme pranoi raportin e përgaditur nga Organizata KUSA – Transparenca buxhetore në nivelin lokal.
Sekretarja Ukimeraj i njoftoi përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane lidhur me projektet që ka realizuar MAPL-ja në raport me transparencën në komuna dhe tha se MAPL është e zotuar që bashkë me projektet që mbështesin avancimin e qeverisjes lokale ta forcojë rolin e qytetarëve në vendimmarrje, në veqanti transparencën buxhetore.