USAID-i mbështetë Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për vlerësim pozitiv në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën
USAID-i mbështetë Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për vlerësim pozitiv në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën
Gjatë procesit të reformës së pushtetit lokal dhe decentralizimit të kryer ndërmjet viteve 2008 dhe 2010, janë themeluar tri komuna të reja me shumicë serbë të Kosovës sipas kornizës së re ligjore. Që prej atëherë, mungesa e burimeve njerëzore të kualifikuara në nivelin komuna ka qenë sfidë e konsiderueshme në realizimin e mandateve të pushteteve lokale, posaçërisht në komunat e porsa themeluara si ato në veri. Në Nëntor 2016, Komisioni Evropian nxjerri raportin e tij për Kosovën, ku është vënë në theks progresi i bërë në qeverisjen lokale, posaçërisht në marrëdhëniet ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal, duke përfshirë komunat veriore me shumicë serbe të Kosovës. Pranimi i këtij progresi shënon një arritje të rëndësishme të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe është rezultat i punës së madhe për shumë bive nga Ministria dhe punonjësit e saj dhe komunat, si dhe partnerët të cilat kanë ndihmuar në avancimin e sistemit të qeverisjes lokale në Kosovë.
Një prej partnerëve të MAPL-së, që nga viti 2014 është programi i USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT). Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së, Rozafa Ukimeraj në veçanti vlerëson fokusimin e AKT-së në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe procesin e sistematizimit të vendeve të punë për katër komunat veriore. “Bashkëpunimi ndërmjet MAPL-së dhe programit të USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku konkretisht është fokusuar në zhvillimin e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve komunal në fushën e legjislacionit, financave lokale dhe në përgjithësi në konsolidimin e demokracisë në nivel lokal,” shprehet Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së, Rozafa Ukimeraj. “Unë gjithsesi se që mund të përmend bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në lidhje me avancimin e komunikimit me zyrtarët nga komunat veriore përmes takimeve, aktiviteteve të përbashkëta dhe realizimit të projekteve të përbashkëta.”
Bashkë me AKT-në e USAID-it, MAPL-ja ka bërë një hap të madh me instalimin e sistemit të unifikuar për menaxhimin financiar lokal në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike dhe Ministrinë e Financave, gjë që drejtpërdrejt ka ndihmuar në zhvillimin dhe integrimin e strukturave komunale në Kosovën veriore. AKT-ja ka ofruar mbështetje të ngjashme për sistemin e burimeve njerëzore dhe 5 lloje trajnimesh profesionale për komunat veriore, konkretisht për autoritetet komunale financiare për të futur politikat publike financiare dhe të hyrat komunale në komunat e tyre, zyrtarët komunal të prokurimit për certifikimin e tyre, autoritete komunal për menaxhim të projekteve për thellimin e njohurive të tyre lidhur me ciklin e projekteve dhe menaxhimin e kontratave publike, Zyrën Komunale për Komunitete dhe Kthim (ZKKK) lidhur me mekanizmat për mbrojtjen efikase të të drejtave të pakicave, Zyrtarët komunal për Integrime në BE, etj. Raporti i Komisionit të BE-së për Kosovën vë në theks punën e MAPL-së, duke identifikuar sukseset në tri fusha kryesore: 1) avancimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, me theks të veçantë në komunat veriore të Zubin Potokut, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, 2) përputhshmërinë me aktet ligjore komunale për vetëqeverisje ku është vënë në pah një rënie e dukshme në shkeljet ligjore në këto komuna, dhe 3) përmbushjen e obligimeve komunale të cilat dalin nga procesi i integrimeve Evropiane.