Kryeministri Berisha priti në takim Zëvendëskryeministrin e Kosovës Slobodan Petrovic

Kryeministri i Republikës së z. Sali  Berisha priti sot në takim Zëvendëskryeministrin e Kosovës, njëherësh Ministër i  Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, z.  Sllobodan Petrovic… Zëvendëskryeministri Petrovic po qëndron  për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë

26 maj   2011, Prishtinë

Kryeministri i Republikës së z. Sali  Berisha priti sot në takim Zëvendëskryeministrin e Kosovës, njëherësh Ministër i  Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, z.  Sllobodan Petrovic.

Duke i uruar  përzemërsisht mirëseardhjen në Republikën e Shqipërisë, Kryeministri Berisha e vlerësoi si shumë  të veçantë vizitën e z. Petrovic në Shqipëri si një kontribut në marrëdhëniet midis dy vendeve, por edhe për shkëmbimin e përvojave në fushën e qeverisjes lokale.

Zëvendëskryeministri Petrovic e falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e vazhdueshme që ai dhe qeveria shqiptare i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës. Ndërsa, falënderim të veçantë Zëvendëskryeministri Petrovic shprehi për kontributin që qeveria shqiptare ka dhënë për komunën e Graçanicës, duke theksuar se qytetarët e Gracanicës presin me kënaqësi të veçantë një vizitë të Kryeministrit në komunën e tyre.

Kryeministri Berisha dhe Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë takimit të përbashkët ritheksuan  se Bashkimi t Evropian është e ardhmja më e mirë e të dy vendeve, por dhe e mbarë rajonit.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe pwr rëndësinë e procesit të decentralizimit,  si shumë i rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë dhe qeverisjen e mirë në shërbim të qytetarëve.

Në kuadër të agjendës së takimeve me përfaqësues politik të shtetit shqiptar,  Zëvendëskryeministri Petrovic, gjatë ditës sot  të takohet me Kryetaren e Parlamentit znj. Jozefina Topalli,  Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme z.  Edmond Haxhinasto dhe  Ministrin e Punëve të Brendshme z. Bujar Nishani.