19 Nëntor 2011
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, mori pjesë në debatin “Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, zgjidhje e problemeve ose shfaqje për publikun”? i cili u mbajt në Medija Centar.

Zëvendëskryeministri Petrovic tha se dialogu është zgjidhje i cili qytetarëve të Kosovës do t’iu sigurojë një jetë më të mirë dhe më të sigurt.
“Dëshiroj të besoj se ekipet negociuese si ai i Beogradit, ashtu edhe ai i Prishtinës, do të punojnë në zgjidhjen e problemeve të përditshme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës dhe do të mundësojë implementimin e marrëveshjeve”, ka thënë Zëvendëskryeministri Petrovic.
Ministri Petrovic gjithashtu ka theksuar se është e nevojshme që qytetarëve të veriut t’iu sigurohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave.
“Është obligim për të gjithë ne që të gjendet zgjidhja e cila do të mundësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në veri të Kosovës”, përfundoi Ministri Petrovic.
Në Debatin e sotëm në Medija Centar, gjithashtu të pranishëm ishin edhe ambasadori i Francës në Kosovë , Žan Fransoa Fitu, si dhe deputeti i SPS-në Parlamentin e Serbisë , Dejan Radenković.