Në një konferencë të përbashkët për media, Kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi, Zëvendëskryeministri Kosovës, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal,z. Slobodan Petrovic dhe Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith thanë se ky veprim është në të mirën e qytetarëve të Veriut dhe realizimit të procesit të decentralizmit. “Themelimi i kësaj Zyre është në përputhje të plotë me përkushtimin e qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj Propozimit Gjithpërfshirës të Statusit si dhe me procesin e decentralizimit”, tha kryeministri Thaçi
Zëvendëskryeministrit të Kosovës, z. Slobodan Petroviç, tha se Zyra do të sigurojë vende të reja pune dhe do të ketë një buxhet prej rreth katër milion eurosh në vit për shërbimet bazë për komunitetin dhe projektet e infrastrukturës në Mitrovicën e veriut.
“Hapja e kësaj zyre është një hap logjik në vazhdën e përkushtimit të qeverisë ndaj pjesës veriore të Kosovës”, tha zëvendëskryeministri Petroviç, i cili theksoi se qeveria synon të nxisë qytetarët e veriut të marrin pjesë në qeverisjen e tyre, të jetojnë në një mjedis të zhvilluar ekonomik dhe në një shoqëri demokratike.
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, z. Pieter Faith, e vlerësoi hap te rëndësishëm kete veprim dhe kjo situate duhet të menaxhohet me qetësi “Ky është një hap i rëndësishëm, por është i natyrës teknike, nuk duhet politizuar, dhe nuk duhet të jetë arsye për ata që nuk pajtohen, që të shkaktojnë dhunë”
Bazuar në Vendimin e Qeverisë së Kosovës, NR. 01/75 të datës 23 maj 2012, për Themelimin e Zyrës Administrative në Mitrovicën e Veriut, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal sot ka zhvilluar procedurat e shpalljes së konkurseve për 56 vende të reja të punës.
Zyra Administrative do të ofrojë të gjitha shërbimet për qytetarët e Kosovës dhe do të koordinojë angazhimet dhe investimet e Qeverisë së Kosovës në këtë pjesë të vendit.
Fillimisht kjo Zyrë do të udhëhiqet nga Zyrtari Kryesor Ekzekutiv i Zyrës Administrative të Mitrovicës së Veriut , ndërsa do të përbëhet nga 7 drejtori me 55 të punësuar dhe ajo do të drejtohet nga një zyrtar i lartë administrativ, që do të përzgjidhet përmes konkursit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Zyra Administrative e Mitrovicës Veriore do të financohet nga Qeveria së Kosovës dhe do të krijohet si një njësi e veçantë buxhetore, siç përcaktohet në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
Pas vendimit të sotëm, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Financave janë përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi, përderisa të gjitha ministritë tjera janë të obliguara t’i ofrojnë Zyrës Administrative të Mitrovicës Veriore mbështetjen e nevojshme në përputhje me fushat e tyre të përgjegjësive.