Zëvëndëskryeministri i Kosovës shpjegon gjatë një bisede dhënë portalit Analitika arsyet se për çfarë u dakordua për të hyrë në Qeverinë e Hashim Thaqit dhe si u mirëprit vendimi i tij në Beograd . Petrovic beson se Beogradi zyrtar, pas kaq shumë vitesh, ende nuk ka strategji për Kosovën dhe pse është zhgënjyese deklarata e dhënë e presidentit serb Toma Nikoliç i cili deklaroi se kurrë më nuk do të jetë president në Prishtinë.
ANALITIKA
Deklarata e Nikoliçit është zhgënjyese
16. korrik 2012.
Zëvëndëskryeministri i Kosovës shpjegon gjatë një bisede dhënë portalit Analitika arsyet se për çfarë u dakordua për të hyrë në Qeverinë e Hashim Thaqit dhe si u mirëprit vendimi i tij në Beograd . Petrovic beson se Beogradi zyrtar, pas kaq shumë vitesh, ende nuk ka strategji për Kosovën dhe pse është zhgënjyese deklarata e dhënë e presidentit serb Toma Nikoliç i cili deklaroi se kurrë më nuk do të jetë president në Prishtinë.
(Tamara NIKČEVIĆ, special për portalin Analitika)
Në takimin e javës së kaluar në Beograd , Grupi Drejtues Ndërkombëtar (GDN) , duke vlerësuar se dispozitat e Propozimit Gjithëpërfshirës për zgjedhjen e statusit të Kosvës Martija Ahtisari po zbatohen në masë të mjaftueshme ”, ka marrë vendimin sipas të cilit vendim në muajin shtator zyrtarisht do të përfundoj mbikqyrja e pavarsisë së Kosovës . Në momentin kur ish shefi i diplomacis serbe si dhe kryesuesi i ardhshëm i SPKB, Vuk Jeremiq, thotë se Kosova do të bëhet antare e OKB /ës vetëm "mbi trupin tim të vdekur", GND thekson përkushtimin për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt njohjeve të reja , aspiratat për anëtarësim në organizatat përkatëse ndërkombëtare "
Përshëndet gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndihmuar këtë proces.
Duke komentuar vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar, ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger tha se Kosova tashmë "de facto ka arritur sovranitetin e saj të plotë."
A e ka?
„Vendimi për heqjen e mbikqyrjes së pavarsisë nga ana e zyrës civile ndërkombëtare konfirmon faktin se në Kosovë shumica e obligimeve që dalin nga plani i Ahtisarit janë përmbushur kurse të tjerat kanë lënë imstitucioneve të Kosovës “, flet për Portalin Analitika Slobodan Petrovic, Zëvëndëskryeministër i Qeverisë së së Kosvës, kryetar i Partisë së Pavarur Liberale.
“Sigurisht, kjo nuk do të thotë se nuk do të monitorohet nga afër dhe vlerësohet puna e autoriteteve në Prishtinë, do të bëhet . Para nesh është një pjesë e punës që e bëjmë ne vetë, që varet nga ne – dhe reformat në përputhje me standardet evropiane. Dhe për këtë , në raportet e rregullta vjetore, vlerësimin do ta jap Komisioni Evropian i cili monitoron nga afër situatën. "
ANALITIKA: Si e keni kuptuar deklaratën e presidentit serb , Tomislav Nikoliq se “kurrë më nuk do të bëhet president në Prishtinë“, ashtu siç as presidenti i Qeverisë së përkohshme të Prishtinës kurrë nuk do të jetë president në Mitrovicë“?A është kjo një njohje e realitetit, apo ……
PETROVIC: … Deklaratë e Presidentit të Serbisë për serbët e Kosovës është zhgënjyese dhe dekurajuese.
ANALITIKA: Në çfar kuptimi?
PETROVIC: Në kuptimin që përfaqëson edhe një konfirmim tjetër se Serbia, kur është fjala për Kosovën, nuk ka asnjë plan dhe strategji. Por çfarë do të thotë kjo deklaratë? Ndarja e Kosovës? Unë nuk mund të besoj se Beogradi refuzon të pranojë faktin se ndarja në komunitetin ndërkombëtar ka pushuar të jetë një alternativë me të cilën dikush mund ta konsideroj seriozisht, dhe së fundi, do të ishte mjaft e mundshme të thuhet se ndarja nuk është opsion i favorizuar nga serbët në Kosovë, veçanërisht në jug të Ibrit. Përndryshe, kur është fjala për presidentin e ri të Serbisë, unë duhet të them se zgjedhja e Tomislav Nikoliç nuk më ka befasuar shumë.
ANALITIKA: Pse?
PETROVIC: Sepse, duke marrë para sysh gjendjen aktuale mjaft të vështirë në të cilën ndodhet Serbija, sipas mendimit tim kjo përzgjedhje ka qen e pritur.e njejta vlen edhe për Qeverinë: ai që është në gjendje të bashkoj shumicën, le të bashkoj edhe Qeverinë, kjo është zgjedhja e qytetarëve të Serbisë ..
ANALITIKA: Sa ka paralajmrime të kryeministrit të ardhshëm , Ivica Daçiç për kthimin e forcave serbe në Kosovë dhe a do të ju shkaktoj probleme serbëve të Kosovës që jetojnë atje?
PETROVIC: Personalisht , këtyre paralajmërimeve nuk do ti kisha dhënë ndonjë domethënje të vecantë sepse e di se për çfar shërbejnë. Më të vërtet , qëllimi i tyre nuk është njohja e realitetit, në vend por për të fituar pikë politike sa më shumë. Nga ana tjetër është ngritja e tensioneve –deklaratat e tilla kontribojnë në ngritjen e tensioneve –nuk i përkasin komunitetit serb në Kosovë .Sipas mendimit tim, nëse është përgjegjës politikani do të duhej të jetë i vëmendshëm për gjendjen e serbëve , në të cilën gjenden në Kosovë. Para se të jap ndonjë deklarat të tillë ,është dashur mire të mendoj se si do të ndikonte te ata që jetojnë në Kosovë.
ANALITIKA: Si ndIkon kjo në ju personalisht? Si zëvëndëskryeministër a keni ndonjë problem?
PETROVIC: Nuk mund të therm se ndjehem mire , por jo , nuk kam probleme.
ANALITIKA: Unë supozoj se ju e dini se si është pranuar në Beograd vendimi juaj për të hyrë në qeverinë e Hashim Thaçit …
PETROVIC:Këtë vendim e kam marrë sepse unë kujdesem për njerzit të cilët i përfaqësoj unë , sepse unë me të gjitha forcat e mia jam kujdesur të kontriboj që ata të qëndrojnë në Kosovë, që jeta e tyre rë jetë sa ma e lehtë… Kështu që në këtë kuptim nuk mërzitem fare pse mediat Beogradase më etiketojnë, dhe më quajnë tradhtar…
ANALITIKA: A ka qenë vështirë të miret një vendim i tillë?
PETROVIC: Natyrisht se ka qenë vështirë ; por, të jesh i vetëdijshëm se në bashkësinë tuaj, megjithë deklaratat dhe njoftimet absolutisht askush tjetër nuk kujdeset, por vetëm thjesht ju shërben si hapësirë e veprimit, kjo ju çon në një zgjedhje të thjeshtë: ose ti leni gjërat të rrjedhin vet në të njëjtën mënyrë ose ju do të marrni përgjegjësinë dhe të përpiqeni për të zgjidhur problemin nëpërmjet sistemeve institucionale.
E dini se nëse komunitetit serb në Kosovë i ndodh diçka një gjë të tillë në raste konflikti nuk do ta zgjidhë policia e Beogradit , por policia e Prishtinës, në moment kur dilni nga oborri i juaj dhe bëni shkelje do të denoheni sipas ligjeve që janë në fuqi në Kosovë, e jo në Serbi. Në këtë kuptim vetes nuk kam mund të ia lejoj të varem nga informini, gjykimi apo mungesa strategjike.
Krenohem me ate se jam Serb, por nuk me vie turp për faktin që jam pjesë e Qeverisë së Kosovë! Kjo është mënyra e vetme të luftoj për barazi. Kështu që edhe pse me shumë vështërsi vendimi im ishte të jem pjesë e Qeverisë së Kosovë , kështu që për mua ishte një përgjegjësi e jo një popullaritet. Është gjithmonë më lehtë dhe më rehatshme të ulesh në mënjanë, dhe të dënosh me forcë, të japësh kritika boshe , dhe me këtë nuk bëjnë absolutisht asgjë për të ndihmuar njerëzit në Kosovë që janë duke u përpjekur për të mbijetuar.
ANALITIKA: Duhet pranuar se ishte mjaft vështirë. Javën e kaluar në fshatin Talinova në komunën e Ferizajit është vrar një çifti i komunitetit serb …
PETROVIC: Po është e vështirë … Është e qartë se vrasja e çiftit Jeftiq është një akt tragjik dhe një goditje e rëndë për komunitetin serb në Kosovë, duke e pas parasysh se ende nuk kemi të dhëna zyrtyre policore, nuk do ta kisha gjykuar këtë veprim, thjesht nuk e di motivin e vrasjes..Kështu që jam i bindur se Qeveria , do të bëjë përpjekje të mbaj çdo banorë në Kosovë njëkohësisht do të mundohet ti inkurajoj qytetarët jo shqiptar të kthehen në shtëpitë e tyre.…
ANALITIKA: Deputetja në parlamentin e Kosovës, Rada Trajković, ka thënë se pas vrasjes së çiftit Jeftiq sërbët në Kosovë ndihen të pa mbrojtur. Si ndiheni ju?
PETROVIC: Jam i pikëlluar, si do të mund të ndihesha ndryshe ? Mendoj se policisë do ti duhej kohë pak ma shumë për të zbardhur këtë rast dhe konfirmoj faktet.…
ANALITIKA: Besoni se kriminelët do të dalin para drejtësisë?
PETROVIC:Po besoj. Kështu që në këtë kontekst unë vazhdimisht jam në kontakt me ministrin e punëve të mbrendshme të Kosovës , Bajram Rexhepin, i cili me ka siguruar se policia vazhdimisht është duke punuar dhe gjurmuar në gjetjen e vrasësve të çiftit Jeftiq.
ANALITIKA: Nga policia arriti njoftim që në bashkëpunim me KFOR-in, në atë zonë do të futet " ditë e natë patrullim i pa ndërprerë që do të siguroj sigurinë e të kthyerve ". Çfarë është kjo "patrullim i pandërprë ditë dhe natë " në lidhje me gjendjen e pakicave në Kosovë?
PETROVIC: Mendoj se policija ka vendosur për këtë hap për shkak të gjendjes jo stabile nëpër të cilën po kalojnë banorët e fshatit Talinovc, dhe më duhet të them se është e arsyeshme. Megjithatë, në këtë moment, unë do ti përmbahem konkluzioneve dhe unë nuk do të bazohem në rastin e Talinovcit për një qëndrim të përgjithshëm mbi situatën e pakicave.
ANALITIKA: Pra më thuani se cila është pozita e pakicave në Kosvë ? Duke shiquar nga ana tjetër, mua më duket se në pothuajse të gjitha republikat ish jugosllave ku ka pasë lufë është zhvilluar procesi i ngjashëm : si bëhet viktimë më pak ose më shumë “me sukes” fillon të imitoj agresorin e tij të deridjeshëm..
PETROVIC: Do ta them shumë sinqerisht: pozita e serbëve në Kosovë nuk është ideale, larg nga ajo, është e vështirë, por ajo sigurisht që është më mirë se në vitet para prake. Në përgjithësi pakicat por edhe qytetarët e komunitetit serb nuk guxojnë të dorëzohen si komiunitet, duhet të luftojnë për realizimin e synimeve të tyre….
ANALITIKA: Cili është qëllimi juaj?
PETROVIC:. Qëllimi ynë është mbijetesa dhe zhvillimi i shoqërisë në të cilën jetojmë.
ANALITIKA: Kur thoni se pozita e komunitetit serb në Kosovë është më e mirë në krahasim me vitet paraprake në çka konkretisht mendoni?
PETROVIC: Do të ju paraqes ca shembuj konkret: në jug të Ibrit, sërbët e kanë një tjeter mënyre të rregullimit të jetesës , me tepër mbeshteten në komunat e reja të formuara me të cilat ështe përmirsuar infrastruktura, në te cilat fal decentralizimit, ështe lehtësuar qasja në shërbime lokale. Këto komuna të reja për një kohë të shkurtër kanë bërë shumë më tepër se Republika e Sërbisë për 13 vjetët e fundit ! Pra,nuk është ideale, por egziston baza ligjore ku sërbët mund të funksionojnë. Kur është fjala për sërbët e veriut te Kosovës, statusi i tyre dallohet shumë
…
ANALITIKA: Në cka?
PETROVIC: Edhe gjeografikisht edhe politikisht. Për fat të keq në veri askush nuk ka autoritet, atje nuk ka ligj dhe është vështirë ti kundervihesh forcës dhe dëshirave te individëve. Publiku e din faktin se përfaqesuesit e sërbëve në veri të Kosovës i ka paguar Qeveria e Sërbisë. Nga ana tjetër kemi informata se me sërbët e veriut udhëheq opozita beogradase, nga ana tjeter thuhet se po i paguan pushteti. Sistemi atje mundëson forcimin e radikalëve që nuk jane në gjendje që qytetarëve të ju ofrojne mbrojtjen juridike.
E dini se shumë shoqeri në tranzicion, edhe e jona ka mjaft probleme, papunësia e madhe, ka 45 perqind të pa punë në Kosovë që janë njerz të rinjë – popullatë që mund te manipulohet në mënyra të ndryshme në baza fetare, nacionale. Në këso shoqërie me kërkesa të paqarta dhe aksioneve te pamatura ngriten rregullisht tensionet dhe krijohen situata jo stabiile, dhe kështu krijohet atmosfera ku qytetari i thjeshtë eshtë i pasigurtë, i frigësuar dhe nuk është i aftë të bëj plane afatgjatë dhe në të njejtën kohë nuk lejohet konsolidimi i shoqërisë.
ANALITIKA: Në këte drejtim, cka prisni nga Beogradi dhe cka nga Prishtina? Cfarë hapash ?
PETROVIC: Sipas mendimit tim do të duhet që Beogradi me politiken e tij ti ndihmoj sërbët në Kosovë ti përmirsojnë thelbësisht mardhënjet me shqiptarët, kjo është mënyra e vetme e qëndrueshme. Duke parë politikën e Beogradit dhe të Prishtinës, mund të them se banorët e veriut të Kosovës mund të mësojnë shumë gjëra nga ne nga jugu. Jeta në izolim ështe e padurueshme dhe përvoja jonë nga jugu i Ibrit ne këtë drejtim ka qenë e tmerrshme. Nga kjo nuk na ka shpëtuar Beogradi,këtu bashkesia nderkombëtare ka pasur rol të rëndësishëm.
Kur bëhet fjalë për Prishtinën, serbët nga kjo Qeveri presin te ndërtoj parakushtet për besim të ndersjllë në mese të shqiptarëve dhe serbëve,të ndertojë institucione të forta ku do të marin pjesë qytetare të të gjitha nacionaliteteve. Në afatgjatë, plani i serbve në Kosovë duhet te jetë formimimi i bashkësive respektive që do të forcojnë ekonominë dhe prodhimin dhe në këte mënyre do të bëhen faktor serioz shoqërorë.
ANALITIKA: Cka duhet sërbët e veriut të mësojne prej juve nga jugu i Kosovës?
PETROVIC: Nëse mendoni se paga nga Bogradi mund të ju cakoj statusin, mashtroheni! Politika qe po mbretëronte në veri të Kosovës , frigohem se, do ti kushtoj shumë qytetarit të thjeshtë. Edhe pse nga luftërat e zhvilluara ne ish Jugoslavi kemi mësuar deri ku mund të na shpij ajo, kam ndjenjën shpesh se liderët radikal në veri nuk llogaritin në tensioni që i bëjnë.
Nga ana tjetër serbët në jug të Ibrit jan përcaktuar për politikë pa metoda radikale dhe deklarata te nxehta dhe këtu është pika ku dallohen mendimet dhe interest e serbëve nga veriu dhe jugu i Kosovës.
ANALITIKA: A keni të dhëna sa sërb jetojnë në veri dhe sa në jug të Ibrit?
PETROVIC: Nuk ka të dhëna zyrtare për serbët ne veri,por mendohet se jan afër 45.000, gjithashtu mendohet se në jug te Ibrit jetojnë afër 75.000 banorë të nacionalitetit sërb. Edhe pse jemi më teper nuk mbaj mend kur kam dëgjuar për ndonjë vizitë të zyrtarëve të lartë nga Bogradi apo ndonjë projekt, në të njejtën kohë në veri këtë e shohim cdo ditë.
ANALITIKA: Si e shpjegoni ate?
PETROVIC: Sipas medimit tim në pytje është politika dhe qasja sipëfaqësore në probleme. Nëse flasim për inegrime evropiane, Beogradi është i njohur se gjatë ka tregëtuar me veriun, si pjesë që vec thashë i përcaktuar që për të drejtat e veta të luftoj përmes institucineve të sistemit ku jetojnë, jugu i Kosovës, në këtë kuptim nuk ka qenë shumë interesant për ta. Për fat të keq, Qeveria e deritanishme në Beograd me serbët në jug të Ibrit kurrë nuk është konsultuar për asgjë, duke prodhuar në këtë mënyrë probleme të mëdha administrative.
ANALITIKA: Kryetari i Sërbisë, Tomislav Nikoliq, para sa kohe ka premtuar se do ta ndërprej praktikën për të cilën po flisni dhe se do të bashkëpunoj me përfaqesuesit e sërbëve në jug te Ibrit, a ka dicka konkrte në këtë plan?
PETROVIC: Jo. Nga kyetari i ri i Sërbisë presim ta ndërroj casjen, dhe te kuptoj se komuniteti serb në Kosovë duhet të ndihmohet të forcohet të bëhet faktorë ekonomik në Kosovë, pagat e dyfishta apo përkrahja në vetëizolim nuk dërgon askund.
ANALITIKA: A ka Qeveria e Kosovës strategji kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës? E keni parë se nënkryetari i Qeverisë, Behxhet Pacolli, propozon që veriu i Kosovës te bëhet si zonë e lirë ekonomike …
PETROVIC: Po, e kam parë, por akoma nuk i di detajet e planit të Pacollit. Po, në tavolinë ka ide të ndryshme që do ta përparojnë jetën në veri, ; për momentin – vetëm në kuadër te planit Ahtisari. Krejt jasht kësaj kornize mund të bisedohet në kohë të mëvonshme në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
ANALITIKA: Cka u bë me bisedimet e deritanishme? Duke dëgjuar deklaratat e zyrtarëve nga Beogradi dhe Prishtina, krijohet përshtypja se asnjë marrëveshje nuk vlen dhe secila palë në meset e tyre i shpjegojnë në mënyrë„kreative“.
PETROVIC: Frigohem se keni të drejtë, ajo që jane marr vesh, thjeshtë Beogradi nuk e ka implementuar. Por për ti ikur kurthave të deritanishme dhe shpjegimeve të ndyshme, besoj se kjo praktikë duhet te ndryshohet…
ANALITIKA: Mediat në regjion spekulojnë se ish kryetari sërb, Boris Tadiq, mund te jetë ndërmjetësi kryesor në dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Cka mendoni për këte mundësi?
PETROVIC: Të jem i sinqertë, nuk mendoj se ish kryetari i Serbisë Boris Tadiq në Kosovë ka autoritete te mirë,por të shohim… vendimi për angazhimin eventual te Tadiqit ështe në kompetencë të Qeverisë së Serbisë. Ajo cka mund të konstatoj nga raportet e madiave,si qëndrojnë gjërat,mendoj se për ta marr Tadiqi atë rol shansat janë minimale.
ANALITIKA: Nuk do të ndihmoj as shtërngimi i durave javën e kaluar me kryeministrin e Kosovës , Hashim Thaci në Dubrovnik, në samitin e Kroacisë ?
PETROVIC: Edhe përkundër faktit se cdo gjest politik i cili relakson marëdhënjet në regjion ka rëndësi simbolike, mendoj se po ti ipet rëndësi nji gjesti civilizues siq është shtërngimi i duarve. Eshtë për të ardhur keq, si në Sërbi, po e vërej se mediat edhe në Kosovë atë e përjetojnë në mënyre spektakulare…
Une mendoj se me qëllim të zgjedhjës së problemeve që i rëndojnë qytetarët tanë,politikanët relevant nga Beogradi dhe Prishtina, sipas meje duhet te shtrëngojnë duart dhe te bisedojnë cdo ditë! Nëse qendrat politike të Beogradit dhe Prishtinës kishin me pasur kesi lloji komunikimi, gjërat do të dukeshin ndryshe. Pa mar parasysh cfar ka ndodhur në këto territore, nuk është mirë që në shekulline e XXI për bisedime të kemi ndërmjetësues.
ANALITIKA: Ku e pritni vazhdimin e dijalogut te Beogradit dhe Prishtinës?
PETROVIC: Ai dialog do të filoj me formimin e Qeverisë ne Serbi.
ANALITIKA: Cka do të thotë se dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës do të udhëhiqet nga “niveli lartë“?
PETROVIC: Besoj që keni parë se kryetarja e Kosovës, Atefeta Jahjaga, ka lajmëruar mundësinë e takimit me kryetarin e ri të Serbisë, Tomislav Nikoliq; mendoj që ky është “niveli i lartë“ që e cekët– takimi i kryetares së Kosovës me kryetarin e Serbisë. Shpresj se kjo do të ndodhë sepse do të ishte “niveli i lartë“ komunikimi do ti hapte në mënyre automatike rrugët për kontakte më intensive me nivele tjera. Dialogu i zonjës Jahjaga dhe zotëris Nikoliq , kishin hapur pytjet të cilat na e vështirsojnë jetën e përditshme të qytetarëve tanë…
ANALITIKA: Doni te thoni se nuk do te ketë tema politike?
PETROVIC: Sipas mendimit tim të gjitha temat janë politike, sepse për zgjidhjen e tyre duhet vullnet politik.
ANALITIKA: Ndihmës shefi i diplomacisë amerikane, Filip Gordon, ka thënë se Beogradi – edhe pse nga Sërbija “në këtë fazë“ nuk pritet ta pranoj pavarsinë e Kosovës – me këte fakt një ditë “do të pajtohemi“. A është dicka e tillë e mundshme?
PETROVIC: Në Balkan asgjë nuk ka shkuar shpejtë, dhe nuk do te shkoj as pranimi formal i Kosovës nga Beogardi . Ajo cka duhet bërë Serbija sipas mendimit tim, së pari duhet ta forcojë ekonominë e vet, dhe pastaj ta lehtësoj rrugën e Kosovës për në BE dhe ta mundësoj zhvillimin më të shpejtë. Sa di une qëllimi i përbashkët i Kosovës dhe Serbisë janë integrimet evropiane . Edhe pse nga Beogradi vijnë deklarata të nxehta,kjo do të ndodhë.
ANALITIKA: Si i shikoni në mardhënjet në mes të Malit të Zi dhe Kosovës? Në cfarë niveli janë ?
PETROVIC: Këto mardhënje janë tradicionalisht të mira, mirëpo gjithmonë ka prirje që ato të avansohen edhe më tepër…
ANALITIKA: A është vendimi i Qeverisë se Malit te Zi që ti kembej ambasadorët me Prishtinën, hap në atë drejtim?
PETROVIC: Po
ANALITIKA: Medijat spekululojnë se ambasadori i parë kosovarë në Podgoricë mund të ishte Azem Vllasi…
PETROVIC: Sa di unë, kandidati për ambasadorë të Kosovës në Podgoricë akoma nuk është emruar zyrtarisht.
ANALITIKA: Problem në këmbimin e ambasadorëve do ta bënte fakti se edhe pas premtimeve të organeve më të larta kosovare, malazezët në Kushtetutën kosovare edhe më tutje nuk egzistojnë . Ku ështe problemi ?
PETROVIC: Qeveria e Kosovës e ka bëre punën e vet dhe ka mar vendimin që ai lëshim të përmirsohet . Nuk dua të bëj gabime dhe të prognozoj se deri ku ka arritur ky proces Regjistrimi i kombësisë malazeze në Kushtetutën e Kosovës në këte moment është kompetencë e Kuvendit, kjo pytje është për ta.