Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi Takimin përmbyllës të Grupit Ndërministror për Decentralizim.
Me këtë rast, autoritetet vendore e ndërkombëtare vlerësuan se është bërë avancim në procesin e decentralizimit.
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, falënderoi të gjitha ata që kontribuuan në mënyrë aktive dhe dhanë mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e politikave të avancuara në reformimin e pushtetit lokal, e posaçërisht në zbatimin e procesit të Decentralizimit, proces ky që ka për qëllim ofrimin e shërbimeve publike efikase dhe transparente që është misionin i Qeverisë së Kosovës.
“Një rol të rëndësishëm në Propozimin gjithëpërfshirës për statusin final të Kosovës, – Plani i Presidentit Ahtisari ka zënë edhe Aneksi III i Decentralizimit. Me qëllim të zbatimit të obligimeve që dalin nga ky plan që ndërlidhen me Decentralizimin, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesin e Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) ka formuar Grupin Ndërministror të Decentralizimit dhe nëngrupet tjera që janë bash-kryesuar nga përfaqësuesit e ICO-së” andaj, më lejoni që të falënderojë Z. Piter Faith për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve që kemi marr në zbatimin e procesit të decentralizimit-theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.
Në vazhdim të fjalës hyrëse Ministri Petrovic potencoi se kontribut të jashtëzakonshëm në zbatimin e procesit të Decentralizimit kanë pasur SHBA, Komisioni Evropian, Komuniteti i Donatoreve etj, të cilat kanë financuar një numër të madh të projekteve kapitale, si dhe projekte që ndërlidhen me, ngritjen e kapaciteteve lokale, promovimin e transparencës dhe demokracinë lokale.
Po ashtu edhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, duke falënderuar Bashkësinë Ndërkombëtar theksoi se edhe Qeveria e Kosovës ka bërë arritje të dukshme në garantimin ligjor të drejtave të komuniteteve
“Qeveria e Kosovës, si krijuese e politikave dhe institucionet tjera në procesin e decentralizimit kanë ndërmarr hapa të rëndësishëm për përmirësimin e mëtejshëm të legjislacionit dhe strategjive me qëllim të gjetjes se modaliteteve më të mira për përmirësimin e procesit. Sigurisht, autoritetet vendore janë bartësit kryesor të procesit dhe mund t’i përgjigjen më mirë nevojave të qytetarëve dhe përmirësojnë cilësinë e shërbimeve që i ofrohen qytetarëve, andaj ky takim përmbyllës është shenjë që vetëm sa konfirmon përkushtimin e Republikës se Kosovës që premtimet e bëra për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë do të zbatohen edhe në praktikë – tha Kryeministri Thaçi.
Ndërkohë që Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Peter Feith duke folur për përfshirjen e veriut në procesin e decentralizimit theksoi se ende mbetet shumë punë për tu bërë.
“Përgjigjja për këtë është se duhet shumë punë për tu bërë, paraprakisht duhet të fuqizohet sundimi i ligjit në veri. Shpresoj që qeveria do të arrij të komunikojë me njerëzit në veri dhe të flasë për problemet që i shqetësojnë ata. Mendoj që çdo gjë varet nga pranimi lokal. Nëse qeveria arrin që të bashkëpunojë me qytetarët në veri, atëherë do të arrihet edhe suksesi” , tha Feith.
Në këtë takim të pranishmëve ju drejtua edhe ambasadorja amerikane në Kosovë Tracey Ann nn Jacobson. Ajo tha SHBA do të vazhdojnë të përkrahin këtë proces sikur edhe deri më tani nëpërmjet projekteve të USAID-it.
Në këtë takim, ku morën pjesë zyrtarë të lartë vendore e ndërkombëtare, u prezantua raporti për zbatimin e procesit të decentralizmit në Kosovë që ofron të dhëna për bartjen e kompetencave në komuna, krijimin e pilot njësive komunale, mbajtjen e zgjedhjeve të lira, funksionalizimin e komunave të reja dhe themelimin e Zyrës Administrative në Veri të Mitrovicës.