Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati priti sot në takim përfaqësues të Kompanisë për Këshillim Biznesor ECOSEC nga Republika e Sllovenisë të kryesuar nga Bostjan Sefic, drejtor ekzekutiv dhe Ferdo Jordan, anëtarë i Bordit.
14 tetor 2012, Prishtinë

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i Kompanisë për Këshillim Biznesor ECOSEC për institucionet e Kosovës lidhur me ofertën për bashkëpunuar me Grupin RESEA që përfaqëson shtatë kompani sllovene dhe realizojnë projekte në fushën e planifikimit urban, planifikimit hapësinor, në arkitekturë të peizazhit, gjeodezi, planifikimin e ndërtimit të ndërtesave, planifikimin e ndërtimeve gjeo-teknikë, gjeologji, dhe fusha tjera.
Pas prezantimeve të bëra nga vizitorët, Zëvendësministri Basri Musmurati tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal mirëpret bashkëpunimin më kompani të profilizuara dhe se në këtë drejtim do të ndërtoj bashkëpunim përkitazi me ligjet e Kosovës dhe nevojat lidhur me këtë fushë.