Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendësministri Musmurati priti sot në takim përfaqësues të Kompanisë për Këshillim Biznesor ECOSEC nga Sllovenia

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati priti sot në takim përfaqësues të  Kompanisë  për Këshillim Biznesor ECOSEC nga Republika e Sllovenisë të kryesuar nga  Bostjan Sefic, drejtor ekzekutiv  dhe Ferdo Jordan, anëtarë i Bordit.

14 tetor 2012, Prishtinë 

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i Kompanisë  për Këshillim Biznesor ECOSEC për institucionet e Kosovës lidhur me ofertën për bashkëpunuar me  Grupin RESEA që  përfaqëson shtatë kompani sllovene dhe realizojnë projekte në fushën e planifikimit urban, planifikimit hapësinor, në arkitekturë të peizazhit, gjeodezi, planifikimin e ndërtimit të ndërtesave, planifikimin e ndërtimeve gjeo-teknikë, gjeologji, dhe fusha tjera.

Pas prezantimeve të bëra nga vizitorët, Zëvendësministri Basri Musmurati tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal mirëpret  bashkëpunimin më kompani të profilizuara dhe se në këtë drejtim do të ndërtoj bashkëpunim përkitazi me ligjet e Kosovës dhe nevojat lidhur me këtë fushë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors