Prishtinë, 22 shkurt 2022
Zv. Sekretarja e Përgjithshme e MAPL, znj. Venera Çerkini ka marrë pjesë në takimin mujor të progresit për projektin “Komunat për të rinjtë” në Kosovë me qëllim diskutimin e progresit të arritur dhe pajtimin për hapat e mëtutjeshëm në realizim të projektit. Gjatë takimit theks i veçantë u vu në realizimin e aktiviteteve në terren, duke përfshirë të gjitha komunitetet e përzgjedhura në 10 komunat partnere. Aktivitetet e mobilizimit dhe shtrirjes janë përfunduar me sukses, dhe mbi 2000 të rinj të moshës 15 – 24 vjeçare kanë aplikuar për ciklin e parë të trajnimeve. Ndërsa aktivitetet e deritanishme fizike dhe online kanë arritur një audiencë mbi 300,000 persona.
Gjithashtu, ekipi menaxhues i projektit diskutoj në linjë me planin e punës rreth realizimit të aktiviteteve, duke përfshirë finalizimin e manualeve të trajnimeve për të rinj, përgatitjet për programin e trajnimeve për stafin e komunave partnere, mbarëvajtjen e punës me partnerët lokal, etj. Gjatë kësaj periudhe, shkaku i përkeqësimit të gjendjës me pandeminë Covid-19, është cilësuar sfiduese targetimi i shkollave dhe qendrave rinore të cilat për pasojë shumica janë mbyllur, megjithatë kalimi ne fazën e fundit në aplikim online i ka ofruar të rinjve mundësinë shtesë për të shprehur interesimin e tyre për tu bërë pjesë e aktiviteteve të projektit.
Banka Botërore ka përgëzuar MAPL dhe CDF për arritjen e një objektive të rëndësishme të projektit – numrin e madh të të rinjve të interesuar të marrin pjesë në ciklin e parë të trajnimeve dhe nëngranteve. Thirrja për aplikim për trajnime mbetet e hapur deri ne fund të muajit shkurt 2022.