Shkup, 20-21 Shtator 2018
Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj, në cilësinë e anëtares së bordit të partnerëve të projektit rajonal ReLOad, është duke marrë pjesë në konferencën e parë të Ballkanit Perëndimor e cila po zhvillohet në Shkup.
Ky projekt financohet nga BE dhe implementohet nga UNDP në gjashtë shtete të Ballkanit perëndimor: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Bosne dhe Hercegovinë.
Konferenca ka sjellë së bashku pjesëmarrës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor për të diskutuar sfidat, mundësitë dhe mësimet e nxjerra në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve lokale dhe organizatave të shoqërisë civile.