Sekretarja e Përgjithshme e MPL znj. Rozafa Ukimeraj ishte nominuar nga zyra e BE-së në Prishtinë, që të jetë pjesëmarrëse në Programin e Vizitorëve të Bashkimit Evropian (EUVP) i cili organizohet nga Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm. Pjesëmarrësit e këtij programi njihen për së afërmi për vlerat, funksionimin, politikat, aktivitetet duke ndihmuar kështu promovimin e interesave të përbashkëta të BE-së dhe forcimin e marrëdhënieve afatgjate midis BE dhe vendeve tjera.
Për shkak të pandemisë ky program po zhvillohet virtualisht me temat e diskutimit si vijon:
· Marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Kosovës
· BE dhe shoqëria civile dhe mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën
· Sundimi i rendit dhe ligjit dhe roli i autoritetet lokale
· Politikat gjinore të BE-së dhe sfidat e Kosovës në arritjen e barazisë gjinore
Gjatë dy javëve, Sekretarja e përgjithshme ka realizuar takime me përfaqësues të institucioneve të bashkimit Evropian dhe shoqërisë civile.
Në vazhdën e këtyre takimeve Sekretarja e MPL është takuar edhe më anëtarin e Austrisë në Parlamentin Evropian z. Lukas Mandl anëtar i grupit të partisë popullore evropiane.
Sekretarja, gjatë këtij programi ka pasur takime të ndara me David Hoic nga Komiteti ekonomik social evropian i cili diskutoi për Bashkëpunimin me shoqërinë civile nga Ballkani Perëndimor, ndërsa takimi tjetër ishte përfaqësuesit e Komitetit Evropian të rajoneve. Po ashtu takimet kanë vazhduar me z. Tatiana Mrazikova dhe Andre Demunter përfaqësuese nga Parlamenti Evropian (Divizioni i Marrëdhënieve me Jashtë, specialistë në Ballkanin Perëndimor).
Takimet kanë vazhduar edhe me përfaqësuesit e Grupit e shoqërisë civile EUROCITIES, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe Ana O’Donoghue dhe Anaïs Andrä nga Drejtoria e Përgjithshme për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit- Integrimi Evropian – Zyra e Sundimit të Ligjit dhe me përfaqësues nga Këshilli i Komunave dhe Rajoneve Evropiane.