29 Mars deri më 02 Prill 2021, Prishtinë

znj. Luljeta Ibishi Ferizi,  Zëvendësuese në Divizionin për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në komuna, ka marrë pjesë në punëtorinë pesë ditore të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, mbështetur nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë dhe OSBE-së, në kuadër të projektit “Parandalimi dhe Luftimi i Trafikimit të Qenieve Njerëzore”.

Duke pasur parasysh krahasimin e  të dhënave të institucioneve të ndryshme shtetërore dhe OJQ-ve, janë ngritur shqetësime, lidhur me mbrojtjen e të dhënave, veçanërisht kur përfshihen të dhënat personale, dhe në këtë drejtim me legjislacionin në fuqi janë vendosur standarde ndërkombëtare për mbledhjen, ruajtjen, transferimin, përpilimin dhe shpërndarjen e të dhënave.

Me ketë rast anëtarë të Autoritetit Kombëtar Kundër trafikim me njerëz dhe përfaqësues të institucioneve tjera përgjegjëse, përfunduan draftin e parë të zhvillimit të Data Bazës dhe hartimin e protokolleve,  si dhe udhëzimeve për bazën e të dhënave për mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit.