Në mbledhjen e 21-të, Qeveria e Republikës së Kosovës aprovoi Shqyrtimin e Draftit të Koncept-Dokumentit për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale.
Granti i Performancës Komunale është ndër skemat e pakta të Qeverisë, e vetmja në rajon, e cila bazohet në shpërndarjen e drejtë të vlerave financiare, me kritere të qarta, duke u ndërlidhur me shkallën e performancës së arritur të komunave. Është një skemë që garanton konkurrencë ndërmjet komunave, si çdo herë mjaft atraktive për të stimuluar përmirësimin e shërbimeve, për të rritur cilësinë e tyre, për ti mbajtur para përgjegjësisë organet komunale për zbatimin e obligimeve ligjore.