Ministri i MAPL-së z. Elbert Krasniqi është takuar me Kryetaren e Komunës së Gucisë znj. Anella Çekiq, Kryetarin e Kuvendit Komunal z. Bujar Hasangjekaj dhe stafin e Projektit “Trashëgimia kulturore – Thesar i Rajonit Ndërkufitar“ implementuar nga Komuna e Pejës dhe Gucisë në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë- Mali i Zi.
Gjatë takimit u diskutuan sfidat e qeverisjes lokale, mundësit e bashkëpunimit dhe ecuria e implementimit të projektit. Avancimi i bashkëpunimit ndërkufitar është prioritet i Ministrisë. Këtë vit kemi shpallur thirrjen e tretë për aplikim ne vlerë 3.24 milion euro për projekte të përbashkëta Kosovë – Mali i Zi, si dhe jemi në fazën finale të aprovimit të tri Programeve të BNK-së 2021-2027 të financuara nga BE ne vlerë 25 milion euro në kuadër të IPA 3.