Prishtinë, 05 Tetor 2021

Divizioni për transparencë komunale në kuadër të Departamentit për Përformancë dhe transparencë komunale, saktësisht grupi punues për Hartimin e model planit të veprim it për transparencë komunale mbajti takim me qellim të diskutimit rreth pikave nga drafti  i këtij model plani.

U diskutua rreth veprimeve dhe objektivave të caktuara nga ky grup punues i cili me datë 18 dhe 19 Tetor 2021 do të mbaj punëtorinë e parë me zyrtarët komunal të informimit  me qellim finalizimi të këtij model plani të veprimit për transparencë komunale.

Punëtoria e dytë është planifikuar të mbahet me datë 26 dhe 27 Tetor 2021.