Sot në mbledhjen e 39-të, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është aprovuar shqyrtimi i Projekt-rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores NR.10/2019 për shqyrtim administrative të akteve të komunave.
Lidhur me këtë, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, ka theksuar se “Projekt Rregullorja është e një rëndësie të veçantë e cila përcakton procedurat për shqyrtimin dhe vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të komunave, përcakton obligimet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ministrive të linjës dhe institucioneve tjera përgjegjëse për këtë proces.”.