Në kuadër të mbledhjes së 92-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të mbajtur me datë 10.08.2022, pika të rendit të ditës kanë qenë edhe katër pika nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar, me sa vijon:
– Projekt Udhëzimi Administrativ (QRK) për Themelimin dhe Funksionimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës – projekt udhëzim ky i cili do të përcakton procedurat e përbërjes dhe mënyrës së funksionimit të Ekipit për të Drejtat e Fëmijës në zbatimin e mandatit siç është përcaktuar me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës brenda kompetencave territoriale të komunave;
– Aprovimi i 7 projekteve nga “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim nder-komunal”, në vlerë prej 1,080,768 €.
– Vendimi për tërheqje nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, pasi ky proces nuk ka prodhuar efekte juridike dhe nuk është përmbyllur procesi i bartjes së pronave të AKP-së te komunat. Ky vendim nuk e mbyll rrugën e realizimit të mundësisë së kthimit te pronave në interes të komunave pasi Komunat mund ta realizojnë atë përmes procesit te shpronësimit.
Pas mbledhjes së qeverisë në konferencën e përbashkët për media Ministri z. Elbert Krasniqi së bashku me Ministren e Ekonomisë zj. Artane Rzivanolli janë përgjigjur pyetjeve të adresuara nga përfaqësuesit e mediave lidhur me pikat e rendit të ditës të mbledhjes së qeverisë.