Është mbajtur takimi i parë i Komitetit të Përbashkët Monitorues në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar IPA III në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut me datë 13 dhe 14.02.2024.

Gjatë këtij takimi anëtarët e Komitetit (JMC) patën rastin të informohen dhe të diskutojnë lidhur me implementimin e programit, rezultatet e deritanishme të arritura në kuadër të IPA II, rolin dhe përgjegjesitë e JMC, përfitimet e IPA III për periudhën programuese 2021-2027 si dhe  çështje tjera të rëndësishme të programit.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u aprovuan dokumentet: Raporti Vjetor i Implementimit 2023; Plani Vjetor i Komunikimit  dhe Vizibilitetit 2024 si dhe Plani Vjetor i Punës 2024.