Me datë 15 Prill 2024  është mbajt takimi bilateral në mes të strukturave menaxhuese të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së veriut.

Në këtë takim zyrtarët nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Prishtinë dhe zyrtarët nga Ministria e Vetqeverisjes Lokale në Shkup koordinuan aktivitetet për menaxhimin e  Asistences Teknike për IPA III, aktivitetet e thirrjes së parë për propozime të IPA III, si dhe aktivitete tjera me qëllim të koordinimit të Programit.