Draftimi i Planit Operacional

Ministria e Shëndetësisë (MSH) është duke hartuar planin e veprimit për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në rrethana fushore gjatë pandemisë për pacientët me COVID-19 në kujdesin parësor shëndetësor dhe mbi këtë Sekretari i Përgjithshëm  i MSH-se ka nxjerr vendimin nr. 05-5753 të dt.25.08.2021 për themelimin e grupit punues ndërinstutucional.

Detyra e  grupit është evidentimi i kapaciteve të komunave lidhur me hapësiren, resurset humane, barnat esencilae dhe kushteve tjera teknike në rrethana fushore gjatë pandemisë për pacientët me COVID-19 në kujdesin parësor shëndetësor. Kjo situatë nënkupton vetëm në raste kur ka trend të rritjes  së numrit të pacientëve që kërkojnë trajtim për COVID -19.

Pjesë e grupit punues për hartimin e planit të veprimit për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në rrethana fushore gjatë pandemisë për pacientët me COVID-19 në kujdesin parësor nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është z. Driton Xhafa.