Dy vite pas: Progresi në Qeverisje të Mirë Lokale

Prishtinë, 05 dhjetor 2019

Me datë 04 dhjetor 2019, nën organizimin e OJQ “Demokraci Plus”, përfaqësuesit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë marrë pjesë në tryezën “Progresi në Qeverisje të Mirë Lokale” me temat: Komuna të Hapura dhe Transparente, si dhe nxitja e performances komunale, ku u diskutuan arritjet dhe sfidat për qeverisje komunale të hapur krahasuar me përmbushjen e zotimeve elektorale -2 vite pas.

Në takim morën pjesë kryetarët e komunave, shefat e kabineteve, kryesuesit e kuvendeve, zyrtarët për informim dhe drejtorët e financave të komunave: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë. Gjithashtu, u vlerësua angazhimi i MAPL-së në ndarjen e grandeve për performances komunale dhe përpjekjet për bashkëngjitjen në këtë skemë të grandeve edhe nga donatorët tjerë.