Është mbajtur takimi i grupit punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna

Prishtinë, 7 Gusht 2018

Ky takim është zhvilluar në përbërje të përfaqësuesve të kësaj ministrie dhe organizatave të shoqërisë civile, përfshirë: Institutin GAP dhe projektin DEMOS.

Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim nxitjen dhe sigurimin e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe palëve të tjera të interesuara gjatë procesit të politikbërjes dhe vendimmarrjes në nivel lokal, të promovoj transparencën komunale, si dhe të ndikoj në zhvillimin e politikave të qëndrueshme në interes të përgjithshëm.

Në kuadër të tij janë parë një numër I formave dhe instrumenteve të cilat parashihen të aplikohen gjatë periudhës së konsultimit publik, ku bëjnë pjesë edhe platformat elektronike të krijuara enkas për lehtësimin e këtij procesi.