ËSHTË MBAJTUR TAKIMI NË ZYRET E CBC HOUSE NË KUADËR TË PROGRAMEVE TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR IPA II

21 mars 2023, Prishtinë

Zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Fehmi Zena, së bashku me zyrtarët e tjerë të Strukturës Operative, është pritur sot nga stafi i sekretariateve të perbashkëta teknike në kuadër të tri programeve të bashkëpunimt ndërkufitar, pranë zyrës së CBC HOUSE në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi është njoftuar me stafin mbështetës të programeve të bashkëkpunimit  ndërkufitar me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipërinë, me ç’rast janë prezantuar të arriturat, projektet e financuara si dhe aktivitetet të cilat planifikohen të zhvillohen në kuadër të programeve.