Është mbajtur tryezë e rrumbullakët mes UNMIK-ut , UNHCR-së, Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Zyrave Komunale për Komunitete dhe Kthim

Përfaqësuesja e MAPL-së ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga UNMIK-u, UNHCR-ja dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim. Takimi kishte për qëllim për të diskutuar me përfaqësuesit e ZKKK-ve rreth sfidave në realizimin e planit të punës, mungesës së buxhetit, vendosjen e vijës buxhetore, rreth procesit të kthyerve, ri integruarit, riatdhesuarit të zhvendosurit, etj.  ZKKK së bashku me MKK-në u pajtuan që në të ardhmen të  koordinohen, në bashkërendim të punëve dhe bashkëpunim mes ZKKK, MKK, MAPL, UNMIK dhe UNHCR-së.

Takimi është mbajtur në ambientet e UNMIK-ut.