Podgoricë, 6 nëntor 2019
Sot, datë 6 Nëntor 2019, në Podgoricë, ka filluar raundi i dytë i vizitave në terren të projekteve nga thirrja e I-rë për propozime të programit të BNK-së Mali i Zi – Kosovë, në kuadër të IPA II 2014 – 2020.
Nga Kosova po marrin pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Divizionit për Kontroll të Programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar, si dhe zyrtari i projektit në Zyren e Antenë në Prishtinë të Sekretariatit të Përbashkët Teknik, ndërkaq nga Mali i Zi, përfaqësuesit e Drejtorisë për Financim dhe Kontraktim të Fondeve të Asistencës së BE-së, në kuadër të Ministrisë së Financave, delegacioni i BE-së nga Mali i Zi, si dhe Zyra për Integrime Evropiane.
Vizitat në teren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për projektet e tjera në komunat Berane dhe Nikshiq.
Projektet që do të monitorohen janë nga prioriteti tematik 1 – promovimi i punësimit “Vetëpunësimi dhe ndërmarrësia sociale e rinisë – Podgoricë” dhe “Veprime ndërkufitare në sektorin reproduktiv shëndetësor – Nikshiq”, ndërsa nga prioriteti tematik 3 inkurajimi i turizmit – “Bjeshkët e Nemuna – një destinacion i jashtëzakonshëm natyror – Berane”.