Kjo konferencë ishte një mundësi e mirë që të gjithë bashkarisht të shkëmbejnë përvojat e tona dhe praktikat më të mira për avancimin e vetëqeverisjes lokale.
Prishtinë, 15 shtator 2012
Të nderuar mysafirë nga shtetet pjesëmarrëse,
Përfaqësues të pushtetit lokal, organizata joqeveritare e media,
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për vitin e tretë organizoi konferencën ndërkombëtare për vetëqeverisje lokale. Në organizimin e saj,ne patem për partnerë: Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Kjo konferencë ishte një mundësi e mirë që të gjithë bashkarisht të shkëmbejnë përvojat e tona dhe praktikat më të mira për avancimin e vetëqeverisjes lokale.
Dëshiroj të falënderoj përfaqësuesit e vendeve nga Britania e Madhe, Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, e Turqia, të cilët na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në sesione plenare dhe në grupet punuese sollën përvojat e tyre në Kosovë.
Të nderuar pjesëmarrës,
Ne si organizator kishim disa objektiva.
Para se gjithash të tregojmë zotimin tonë politik për të përkrahur pushtetet lokale. Kjo u vertetua në mënyrën më të mirë me kontributet e zyrtarëve më të lartë të vendit: – Presidentes se Kosoves, Kryeministrit të Koosvës, shumë ministrave e drejtuesve të inistucioneve të pavarura .
Ne kishim në objektiv të tregojmë që komuniteti ndërkombëtar është bashkë me ne në këtë proces. Ambasadorë, drejtues të lartë të Bashkimit Evropian, KFOR, EULEX, etj ishin me punimet gjatë gjithë agjendës së saj.
Ne kishim për objektiv që të tregojmë se ndihma e jashtme do të vazhdojë për inistitucionet lokale. Rreth 30 partnerë nga komuniteti i donatorëve ishin pjesë e agjendës së punimeve dhe patën një rast ideal për të parë progresin dhe nevojat tona.
Ne patëm për objektiv të praktikojmë zotimin tonë politik për bashkpunim në rajon. Bashkë këto 2 ditë treguam shembullin unik se ky bashkpunim është i shkelqyer dhe mund të vazhdojmë të punojmë bashkë në një agjendë të avancimit të pushtetit lokal.
Ne kishim për objektiv që të dëgjojmë se cka kanë arritur apo synojnë të zgjedhurit lokal nga vendet pjesëmarrëse të konferencës. Dhjetëra e qindra veta, që punojnë cdo ditë në komunat tona iu bashkangjitën kësaj agjende dhe ishin shumë aktiv për të prezentuar tema të ndryshme.
Shumë thjeshtw, konferenca jonë pa dyshim konfirmoj dhe një herë se është një vend ideal për të diskutuar përparimet e brengat tona.
Të nderuar pjesëmarrës,
Ne këtë radhë shkuam përtej dhe me një ide origjinale sollëm në një vend për të prezentuar vlerat dhe tradidat e tyre komunat e Kosovës. Tani mozaiku i vetqeverisjes lokale u pasurua edhe me Panairin e Komunave.
Pa dilemë, Panairi Komunave solli në një mënyrë shumë origjinale kreativitetin e komunave dhe potencialet e tyre.
Në diskutimet e lira dje dhe sot degjova më shumë se një herë se cila komunë do të fitojë në këtë panair. Nuk them që kjo është e parëndësishme. Por them se përtej kësaj më e rëndësishme është që me këtë panair ka fituar qeverisja lokale në Kosovë.
Të nderuar pjesëmarrës,
Pjesëmarrësit kanë evidentuar nevojën e inkurajimit të partneritetit mes njësive të qeverisjes vendore, bashkëpunimit ndërkomunal dhe ndërkufitar, si një faktor i rëndësishëm në rritjen e cilësisë së shërbimeve, shtimit të kohezionit social, ofrimit të pushtetit më pranë qytetarit.
Të gjithë ne së bashku kemi nënvizuar nevojën e madhe që qeveritë tona të ofrojnë asistencë profesionale e financiare për komunat. Për më tepër ne kemi nënvizuar nevojën e madhe për të rritur autonominë lokale, në mënyrë që organet lokale të marrin përsipër vendime të rëndësishme për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.
Të gjithë ne së bashku kemi theksuar rolin e rëndësishëm dhe thelbësor që luajnë njësitë e qeverisjes vendore në përmbushjen e aspiratave integruese evropiane të të gjitha vendeve të rajonit. Kjo ishte dhe tema qendrore e Konferencës.
Më lejoni në fund të falenderojë Asociacionin e Komunave dhe Projektit “Twining” të Komisionit Evropian, përkthyesit e ekspertët e Teknologjisë informative që punuan dhe e organizuan këtë agjendë.
Mirënjohje të thellë meritojnë edhe mediet vendore në përgjithësi, por edhe ato ndërkombëtare, që duke I kanë kushtuar vëmendje dhe qasje të mirëfilltë të Konferencës, bënë që kjo ngjarje të ketë jehonë dhe, përmbajtja e saj të komunikojë me opinionin e gjerë të brendshëm dhe të jashtëm.
Dhe një herë faleminderit për kontributin dhe mirupafshim në Konferencën e radhës!