Të nderuar gazetarë dhe përfaqësues të mediave,
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë (BE), Qeverive të Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë organizon ceremoninë e Grantit të Performancës komunale, e cila do të mbahet më 2 mars 2023, tek Holli në objektin e ish-Rilindjes, nga ora 14:00, në Prishtinë.
Granti i Perfomancës është një skemë e dizajnuar për të mbështetur komunat e Kosovës me grante të bazuara në performancën e tyre më të mirë e cila matet përmes parametrave të caktuar.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, SH.T.Z Johannes Madsen, Shef i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Sh.T.Z Thomas Kolly dhe Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Sh.T.Z Jonas Westerlund do të jenë të pranishëm ku gjatë ceremonisë do të kenë rastin që t’u drejtohen të pranishmëve.
Në këtë ngjarje janë të ftuar: kryetarët e komunave përfituese, komuniteti i donatorëve dhe përfaqësuesit e ministrisë.
Mediat, gjithashtu, do të ketë mundësinë e intervistimit të pjesëmarrësve pas ceremonisë.
Prandaj, ju ftojmë përzemërsisht të merrni pjesë dhe ta mbuloni këtë ngjarje.
Për më shumë informata në lidhje me modalitetet e organizimit të ngjarjes, kontaktoni Divizionin për Komunikim Publik në kuadër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në e-mail vjollce.jashanica@rks-gov.net; ose në telefon +383 45/861-718.
Jeni të mirëseardhur!