Me datë 17.04.2014 u mbajt takimi i I-rë me OJQ-të, të cilat veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës. Me datë 17.04.2014 u mbajt takimi i I-rë me OJQ-të, të cilat veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës.
Të pranishëm në takim ishin: Përfaqësues të MAPL-së, projektit GIZ, Asociacioni i Komunave të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile
Takimin e kryesoj zj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, e cila theksoi rëndësinë e takimit të I-rë me OJQ-të lokale, lidhur me diskutimin e rolit të tyre në komunat ku ata e zhvillojnë veprimtarinë e tyre, në kontest të procesit të integrimit evropian.
Krahas kësaj znj. Ukimeraj theksoi se kjo është një iniciativë e përbashkët e MAPL-së, MIE-së, AKK-së dhe GIZ-it me qëllim që të rrisim rolin e shoqërisë civile në përmbushjen e obligimeve të komunave në procesin e Integrimit Evropian. Nga pjesëmarrësit në takim, u vlerësua se OJQ-të Lokale duhet të angazhohen në dialog të strukturuar me komunat, për të sqaruar mënyrën e pjesëmarrjes së tyre në dizajnimin e politikave publike që dalin si obligime nga agjenda Evropiane për Kosovën.
Ndër të tjera, u vlerësua se procesi i Integrimeve Evropiane është një punë e madhe dhe obligimet për realizimin e disa detyrave si: Implementimi i Acquis, liberalizimi i vizave, ndërtimi i kufijve etj, kërkojnë një bashkëpunim të domosdoshëm ndërmjet organeve të nivelit lokal dhe shoqërisë civile për ta realizuar me sukses këtë proces. Duke marrë parasysh obligimet në fjalë dhe rëndësinë e funksionimit të OJQ-ve lokale, u nënvizua që kjo është njëra ndër arsyet kryesore që projekti GIZ mbështetë Shoqërinë Civile.
Në vazhdim të takimit u realizuan dy prezantime:
1. Znj. Rozafa Ukimeraj – Roli i shoqërisë Civile në përmbushjen e detyrimeve të Komunave në procesin e Integrimeve Evropiane dhe
2. Ramadan Klisurica – Vlerësimi i procesit të Integrimeve Evropiane për Zyrtarët Komunal.
Përfundimisht, marrë parasysh obligimet që dalin nga procesi i integrimeve evropiane për komunat dhe rolin mbështetës që do të mund të ofrojnë OJQ-të, nga të pranishmit u vlerësua e qëlluar idea për krijimin e një rrjeti lokal të OJQ-ve dhe realizimin e takimeve të njëjta në të ardhmen.
Në përmbyllje të takimit Znj. Rozafa Ukimeraj Udhëheqëse e DIEKP-së i falënderoj të pranishmit për pjesëmarrjen në takimin e I-rë, duke theksuar se do të ketë takime të rregullta me OJQ-të dhe funksionimi i këtij rrejti do të vazhdojë për disa vite.