1 shkurt 2019
Përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe të Ministrisë për Europë dhe Punë të Jashtme në cilësinë e Strukturave Operuese të Programit, së bashku me stafin e Sekretariatit të Përbashkët Teknik, këto ditë kanë realizuar vizitat e 2-ta të monitorimit të pesë (5) projekteve të financuara në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Shqipëri 2014-2020.

Vizitat monitoruese u zhvilluan në kuadër të zonës së programit në Shqipëri dhe Kosovë gjegjësishtë në ambientet e organizatave përfituese në Shqipëri dhe Kosovë.

Qëllimi i vizitave monitoruese ishte të vlerësohet zbatimi i projekteve dhe realizimi i aktiviteve të parapara dhe të zbatuara deri më tani.

Ekipi nga të dy Strukturat Operative Shqipëri – Kosovë, së bashku me stafin e Sekretariatit të Përbashkët Teknik, kanë përfunduar të gjithë fazën e Monitorimeve në të dy zonat e programit, duke ndihmuar njekohesisht në sygjerimet dhe mbështetjen teknike të organizatave për zhvillimin e aktiviteteve dhe përmirësimin e cilësisë së punës.


