Z. Avdulah Dješević, Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe znj. Luljeta Ibishi Ferizi, Zëvendësuese në Divizionin për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në komuna, kanë marrë pjesë në vlerësimin e ekspertëve ndërkombëtar në zbatim të Konventës së Stambollit, të organizuar nga Zëvendësministrja e Drejtësisë, njëherit Koordinatorja Nacionale Kundër Dhunës në Familje, Dr. Nita Shala në bashkëpunim më Zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë.
Përfaqësuese të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal paraqitën aktivitetet dhe projektet të cilat janë vazhdimësi e obligimeve në parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, si dhe u diskutua për obligimet e MAPL nga Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave dhe Planin e Veprimit për 2022 – 2026. Gjithashtu u prezantua edhe funksionimi i mekanizmave në nivelin lokal në promovimin e të drejtave të njeriut.
Vizita një javore e ekspertëve të GREVIO-s në Kosovë ka për qëllim të vlerësojë përafrimin e ligjeve, politikave dhe masave me Konventën e Këshillit të Evropës mbi parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje nga të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës, ku në fund institucionet do t’i pranojnë rekomandimet nga vlerësuesit e ekspertëve ndërkombëtar mbi zbatimin e Konventës së Stambollit.