Me datë, 27.10.2017 është mbajtur takimi i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, për Shqyrtimin në parim të Projektligjit nr. 06/L-012 për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës.
Me ftesë të Komisionit Parlamentar, në emër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në takim kanë marrë pjesë z. Bashkim Krasniqi, Zëvendësministër dhe znj. Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme. Gjatë këtij takimi, u diskutuan dispozitat ligjore të Projektligjit për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës.
Z. Krasniqi dhe znj. Ukimeraj, sqaruan dispozitat ligjore të projektligjit dhe ju përgjigjen ineteresimeve të Komisionit, si dhe prezantuan tërë procesin e ndjekur për hartimin e këtij projektligji.
Në emër të MAPL-së, z. Krasniqi dhe znj. Ukimeraj, u zotuan se pas miratimit të ligjit në Kuvend, në kuadër të mandatit ligjor, MAPL do të realizoj me përkushtim të gjitha veprimet e nevojshme për implementimin sa më efikas të këtij ligji.