Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në bashkëpunim me Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë organizoi Konferencën ” Orientimet Strategjikje të qeverisjes Lokale 2016 – 2026” ku u diskutua për Orientimet Strategjike të Vetëqeverisjes Lokale për dhjetë vjetët e ardhshme.
Të pranishëm në konferencë ishin, Kryeministri i Kosovës, z. Isa Mustafa, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Ljubomir Maric, deputetë të Kuvendit të Kosovës, Kryetarë të komunave, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe medieve. 12 maj 2016, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në bashkëpunim me Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë organizoi Konferencën ” Orientimet Strategjikje të qeverisjes Lokale 2016 – 2026” ku u diskutua për Orientimet Strategjike të Vetëqeverisjes Lokale për dhjetë vjetët e ardhshme.
Të pranishëm në konferencë ishin, Kryeministri i Kosovës, z. Isa Mustafa, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Ljubomir Maric, deputetë të Kuvendit të Kosovës, Kryetarë të komunave, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe medieve.
Në fjalimin e tij hyrës, Kryeministri Isa Mustafa tha se aktualisht objektiv themelor është që qeverisja lokale të ofrohet sa më shumë me qytetarin dhe të ecet proceseve të integrimit në agjendën evropiane dhe se Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale po bënë përpjekje për një sistem akoma më të avancuar dhe funksional të vetëqeverisjes lokale, rezultatet e të cilit mund të priten në periudhën e ardhshme dhjetëvjeçare.
Kryeministri Mustafa tha se gjatë dhjetë viteve të fundit, Kosova ka pasur zhvillime të rëndësishme të shtetndërtimit dhe demokratizimit. Komunat kanë luajtur rol kyç në të gjitha proceset zhvillimore të vendit, e sidomos në atë të integrimit evropian dhe se implementimi i shumë politikave është bërë pikërisht në nivelin lokal të qeverisjes dhe Qeveria është e përkushtuar që t’i inkurajojë komunat sa më shumë në këtë proces. “Konsideroj që Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale, dhe vetë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka bërë dhe po bënë përpjekje për një sistem akoma më të avancuar dhe funksional të vetëqeverisjes lokale, rezultatet e të cilit mund të priten në periudhën e ardhshme dhjetëvjeçare” tha Kryeministri Mustafa.
Kryeministri Mustafa theksoi se Kosova ka një Kushtetutë të përparuar, ligje të harmonizuara me Bashkimin Evropian, institucione të reja, zyrtarë të trajnuar dhe të përgatitur dhe ka krijuar parakushtet për ndërtimin e një shoqërie moderne, të dijes, me vlera civilizuese dhe bashkëkohore. “Është më rëndësi që bashkërisht ta bëjmë të lehtë qasjen e qytetarit në shërbimet e pushtetit lokal, ta përmirësojmë infrastrukturën fizike dhe ambientale dhe të eliminojmë dhe preventojmë çdo formë të korrupsionit dhe të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, theksoi Kryeministri Isa Mustafa.
Lidhur me Strategjië për Vetëqeverisje Lokale, Kryeministri Mustafa tha se Strategjia ndërlidhet edhe me dokumentet tjera strategjike të Qeverise siç është Strategja Kombëtare për Zhvillim, Program për Reforma Ekonomike, i cili na mundëson që të ballafaqohemi me presionet e konkurrencës, sidomos tani edhe në aspektin regjional edhe evropian pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, në këtë kontekst edhe Strategjia për Vetëqeverisje Lokale ndërlidhet ngushtë me strategjinë tonë zhvillimore dhe se zbatimi i kësaj strategjie, mundëson alternativa të ndryshme për realizimin e interesave dhe nevojave të qytetarëve.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq, tha përmirësimi politikave dhe zhvillimit të qeverisë lokale ka krijuar parakushtet për zhvillimin e demokracisë lokale, e ndjekur nga procesi i delegimit të kompetencave dhe reformat e qeverive lokale.
Ministri Maric tha se edhe përkundër të gjitha sfidave, insitucionet janë angazhuar në mënyrë të vendosur për reformën e vazhdueshme të vetëqeverisjes lokale në Kosovë dhe se problemet e paraqitura në komuna gjatë viteve kërkojnë reforma themelore në kontekstin e menaxhimit të çështjeve publike, menaxhimin efektiv financiar dhe aftësinë për të marrë kërkesat e qytetarëve për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe një mjedis të përgjithshëm shoqëror. Ministri MAPL-së z. Ljubomir Maric, tha se Strategjia për Vetëqeverisje Lokale është përfunduar si dokument pas një analize të gjerë të konusltimeve, duke përfshirë ministritë e linjës, qeveritë lokale, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë, bëri dokumenti kryesor strategjik për pushtetin lokal në Kosovë "strategjinë e pushtetit lokal 2016-2026", ndërsa u miratua nga qeveria në dhjetor 2015. “ Strategjia është dokument i qartë dhe një pikë referimi lokal në funksion të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe krijimit të një qeveri loklal moderne që do të ndikojë në pasqyrimin e zhvillimit socio-ekonomik lokal dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve përmes ofrimit të shërbimeve efikase dhe të cilësisë” tha Ministri i MAPL-së z. Ljubomir Maric.
Rozafa Ukimeraj, U.d së Sekretares së Përgjithshme në MAPL, gjatë prezantimit të Strategjisë tha se Strategjia për Vetëqeverisje Lokale ka për objektiv kryesor të përcaktojë drejtimet themelore dhe orientimet për dhjetë vitet e ardhshme në drejtim të thellimit të reformave dhe përmirësimin e vetëqeverisjes lokale në Kosovë.
Z. Ukimeraj tha se njëra nga prioritet e Strategjisë është promovimi i vlerave të trashëgimisë dhe diversitetit kulturor, natyror dhe social me qëllim të afirmimit dhe zhvillimit social, ekonomik dhe kulturor në komuna përfshirë këtu edhe forcimin e partneritetit ndërmjet pushtetit lokal, shoqërisë civile dhe bizneseve për të krijuar një qytetari aktive dhe gjithpërfshirëse në nivelin lokal.
Mbështetjen e plotë për Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale, ofroi Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, z.Jean Claude Schlumberger, i cili në fjalën e tij theksoi se Strategjia për Vetëqeverisje Lokale është një dokument i rëndësishëm për avancimin e qevrisjes lokale dhe gjithpërfshirjen.
Strategjia për Vetëqeverisje Lokale e prezantuar sot, mori mbështetje edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të Grupit Parlamentar për Administratë Publike, Media dhe Qeverisje Lokale, z. Zenun Pajaziti dhe deputetes Alma Lama.