Përfaqësuesit kosovar të strukturës operative iu bashkuan kolegëve të tyre nga vendet e tjera të rajonit në Beograd për të diskutuar procesin e programimit për IPA II BNK për periudhën 2014-2020.
Beograd, 21 Nëntor 2013
Përfaqësuesit kosovar të strukturës operative iu bashkuan kolegëve të tyre nga vendet e tjera të rajonit në Beograd për të diskutuar procesin e programimit për IPA II BNK për periudhën 2014-2020. Në këtë kontekst, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet gjendjes aktuale dhe etapat e mbetura për të finalizuar dokumentet programore para dërgimit të tyre në Komisionin Evropian.
Përveç kësaj, përfaqësuesit e Strukturave Operative nga secili vend pjesëmarrës dhe përfaqësues nga Komisioni Evropian do të diskutojnë për implementimin e tanishëm të programit IPA I BNK 2007-2013 duke përfshirë gjendjen e aktiviteteve , përmirësimet e mundshme dhe udhëzimet e nevojshme.
Kjo ngjarje është vazhdim i takimit të mbajtur në Beçiq (Mali i Zi) më 20 dhe 21 qershor 2013, ku formalisht u lansua programimi IPA II BNK.
Ngjarja gjithashtu ka për qëllim të shërbejë edhe si një mundësi për të formalizuar kontaktet dhe shkëmbimet në nivel rajonal në një mënyrë më të strukturuar, dhe të ofrojë një platformë të qëndrueshme për dialog mes palëve të IPA BNK në Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjet Komisionit Evropian.
Në këtë forum, delegacioni i Kosovës kryesohet nga Z. Besnik Osmani, Sekretar i Përgjithshëm në MAPL. Përfaqësues tjerë janë: Z. Besim Kamberaj Udhëheqës i Departamentit për Koordinim dhe Zhvillim Rajonal ; Znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave; Z. Kastriot Halili, Zyra e NIPAC-ut, MIE; Z. Drin Haraqia, Udhëheqës i Divizionit BNK