Sot në mbledhjen e Kuvendit është diskutuar Ligji për pasurinë publike të komunës nën patronatin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
06 shtator 2012, Prishtinë
Sot në mbledhjen e Kuvendit është diskutuar Ligji për pasurinë publike të komunës nën patronatin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Sa i përket miratimit të këtij ligji z, Petrovic , Zëvendëskryeministër dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal ka deklaruar:
Në bazë të programit legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2012, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka bëre propozimin e projekt Ligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës, pas miratimit të koncept dokumentit të parë nga Qeveria e Kosovës .
Punimi i këtij propozimi ka ardhur si rezultat i kërkesave në kontinuitet që i kemi pranuar nga ana e organeve komunale të Kosovës, mekanizmave ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë, Komisionit Europian, USAID/DEMI, OEBS-a etj.
Propozimi i ligjit është bërë duke respektuar principet dhe rregullat e caktuara në Rregulloret e Qeverisë dhe akteve tjera nënligjore për punimin e akteve primare të legjislacionit .
Punët në këtë propozim të ligjit i kanë parapri diskutimeve të përgjithshme me të gjitha strukturat, që përfshijnë nivelin qendror dhe lokal, agjensionet dhe shoqërinë civile. Janë organizuar edhe punëtori, grupe punuese, diskutime të hapura publike ku janë dhënë komentet e tyre, vërejtjet dhe sugjerimet të cilat janë inkorporua në këtë Propozim të Ligjit.
Propozim ligji është i një rëndësie të madhe për komunat në kryerjen e përgjegjësive të tyre dhe të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Për momentin komunat kanë pak kompetenca sa i përket pasurisë së paluajtshme komunale, gjë që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e vogël ekonomik komunal. Komunat kanë pak mundësi t’ju ofrojnë investitorëve pasurinë e paluajtshme të komunës në shfrytëzim në krahasim me vendet tjera fqinje të rajonit. Kjo e vë Kosovën në pozitë jo të volitshme me konkurrencën e ashpër të investitorëve vendorë dhe ndërkombëtarë në Evropën juglindore .
Në kuadër të këtij ligji janë paraparë principet dhe procedurat për dhënien e pasurisë së paluajtshme komunale, që realizohet nga ana e organeve komunale dhe që përfshinë interesin e garantuar publik, zhvillimin lokal ekonomik, rritjen e vlerës së pasurisë, ruajtjen e vlerës së pasurisë, ruajtjen e mjedisit lokal, si dhe pyetjeve tjera që paraqesin pasuri të posaçme për qytetarët dhe situatën ekonomiko -sociale të tyre.
Dhënia e pasurisë së paluajtshme komunale në shfrytëzim duhet të bëhet me kritere që janë përshkruar dhe janë të paraqitura në uebfaqen e komunës, pasuria e patundshme që është paraparë për dhënie në shfrytëzim duhet të jetë paraparë edhe me Planin zhvillimor komunal, si dhe t’i plotësojë kriteret e caktuara dhe kushtet për mjedisin e jetës, si dhe urbanistike dhe rurale.
Gjithashtu, propozimi i Ligjit ka paraparë që të bëhen procedurat transparente dhe konkurruese gjatë dhënies së tokës së paluajtshme në shfrytëzim, duke pasur parasysh edhe afatin e vazhduar kohor maksimal që ka qenë deri tani 40 vjet,në 99 vite sa është paraparë me propozimin e ri të tanishëm.
Është zgjeruar mundësia e komunave për këmbimin e pasurisë së paluajtshme të komunës me qëllim të interesit të përgjithshëm lokal për persona fizik dhe juridik, pas vlerësimit të pavarur të vlerës në treg të çdo pasurie komunale të planifikuar me herët për këmbim.
Andaj,
I nderuari Kryetar i Kuvendit të Kosovës,
Të nderuar deputetë,
PROPOZOJ ta miratoni Propozim Ligjin për dhënie në shfrytëzim dhe këmbim të pasurisë së paluajtshme komunale, sepse është vlerësuar që ka prioritet dhe që është i nevojshme për Komunat e Republikës së Kosovës.
Unë si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, jam i përkushtuar të zhvilloj legjislacionin për një vetëqeverisje lokale efektive, që ndikon drejtpërdrejt në ofrimin efikas dhe transparent të shërbimeve për të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit.