Përfaqësuesit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës, nga data 23 deri më 25 Korrik 2017, kanë mbajtur punëtorin tre ditore për të harmonizuar qëndrimet ndërmjet tyre lidhur me hartimin e “Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës. 26 korrik 2017, Prishtinë
Përfaqësuesit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës, nga data 23 deri më 25 Korrik 2017, kanë mbajtur punëtorin tre ditore për të harmonizuar qëndrimet ndërmjet tyre lidhur me hartimin e “Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.
Pas diskutimeve të zhvilluara është arritur të bëhet harmonizimi i qëndrimeve veçanërisht në hartimin e shtyllave kryesore, si dhe në finalizimin e dokumentit të këtij Projektligji. Në përmbyllje të punëtorisë, janë nxjerrë konkluzionet e dala nga ky takim i përbashkët.