Prishtinë, 1 maj 2020
Është mbajtur takimi i përbashkët virtual ndërmjet MAPL-së dhe DEMOS për hartimin e rregullores së re për menaxhimin e performancës komunale. Rregullorja vjen si rezultat i rishikimit të sistemit të menaxhimit të performancës komunale dhe dizajnimit të grantit.
Me këtë akt, rregullohet procesi i matjes së performancës si dhe ndërlidhja e rezultateve me skemën e grantit të performancës komunale. Hapi i radhës, përgatitja për diskutim publik.