Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në… Prishtinë, 06 qershor 2011
Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë (ECLO) në mbështetjen e projektit të binjakëzimit u organizua konferenca me temën “Bashkëpunimi Evropian për Komuna më të fuqishme”.
Më këtë rast Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic, theksoi rëndësinë e organizimit të Konferencës duke thënë se mirëpret projekte të tilla të cilat mundësojnë që Kosova të jetë pjesë e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
"Unë mirëpres faktin që partnerët ndërkombëtar kanë marrë hapa të guximshëm për të përshkruar pozitivisht çdo gjë që është bërë, sesa të kritikojnë komunat për të dobësitë e tyre. Kjo nuk do të thotë që ne nuk mund të përmirësohemi dhe të dërgojmë mesazhe të forta në të gjithë Kosovën” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.
Zëvendëskryeministri Petrovic tha se ka shumë gjëra të cilat janë konsideruar si dobësi por së bashku me partnerët ndërkombëtarë këto sfida do të tejkalohen sepse janë shumë të rëndësishme në përmirësimin e jetëve të qytetarëve të Kosovës.
Kjartan Björnson, kryesues i Operacioneve, nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, tha se Komisioni Evropian do të vazhdojë të mbështesë projektet që kanë të bëjnë me reformimin e procesit në administratë edhe në vitet në vijim.
"BE-ja ka konfirmuar se Kosova gëzon perspektivë evropiane. Komunat dhe qeverisja lokale kanë rol thelbësor në përmbushjen e kësaj perspektive. Për këtë arsye Komisioni Evropian ka zotuar fonde të mëdha për investime në nivel lokal në fusha të rëndësishme si infrastrukturë, zhvillim ekonomik, rini e sporte, kthim dhe reintegrim dhe mbështetje direkte për reforma", tha z. Kjartan Björnson.
Për të arriturat e projektit dhe hapat e ardhshëm të pranishmëve ju drejtua z. John McGrillen, Kryesues i projektit nga Mbretëria e Bashkuar.
"Me këtë projekt shpresojmë se do të ketë përmirësime në ofrimin e shërbimeve dhe do të ndryshojmë jetën e qytetarëve në muajt në vazhdim, kështu që duam të ndërtoni ekspertizën e juaj dhe të shkëmbeni nevoja në fusha të ndryshme” tha z. John McGrillen.
Konferenca prezantuese e projektit “Bashkëpunimi Evropian për Komuna më të fuqishme” është organizuar me qëllim të avancimi të marrëdhënieve bashkëpunuese midis projektit dhe komunave përfituese për zhvillim të mëtejshëm të sistemeve të planifikimit dhe ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët, si dhe ngritjes së këtyre shërbimeve sipas standardeve të BE-së.
Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Danimarkën, duke punuar në partneritet të plotë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe administratat komunale në tërë Kosovën.
Në konferencën “Bashkëpunimi Evropian për Komuna më të fuqishme” morën pjesë edhe kryetarët e komunave të Kosovës.