MAPL DHE OSBE ORGANIZUAN PUNËTORINË KONSULTATIVE LIDHUR ME BASHKËPUNIMIN NDËR-KOMUNAL, SFIDAT DHE RRUGA PËRPARA

Në kuadër të mandatit të MAPL-së, është organizuar punëtoria për bashkëpunim ndër-komunal për avancimin e vetëqeverisjes lokale në Prishtinë, e cila ka për qëllim vlerësimin e kapaciteteve dhe nevojave të komunave lidhur me bashkëpunimin ndër-komunal, dhe në bashkëpunimin me komuna të hartoj një analizë lidhur me nxitjen dhe avancimin e fushës së bashkëpunimit ndër-komunal përmes rekomandimeve dhe veprimeve konkrete.

Pjesë e punëtorisë ishin: Kryesuesit e Kuvendeve të komunave, Shefat e kabineteve të kryetarëve dhe Zyrtarët ligjor në komuna.