Sekretarja e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj ka realizuar takimin e përbashkët virtual me zj.Christina Davis, Drejtoreshë e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje, në kuadër të Misionit të USAID-it në Kosovë.
Përgjatë takimit u diskutua për proceset e deritanishme sa i përket përkrahjes së projekteve të USAID për Komunat e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, janë dakorduar për aranzhimet e mëtutjeshme dhe aktivitetet e përbashkëta të MAPL-së dhe USAID me qëllim të avancimit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë.