Sot, ministri i MAPL-së, z.Elbert Krasniqi ka marrë pjesë në takimin online me znj.Lisa Magno, Drejtoreshë e Misionit USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi, Zëvendës drejtoreshë e Misionit USAID-t në Kosovë, Christine Danton, Zëvendës drejtoreshë e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje dhe Jeton Cana, Specialist i menaxhimit të projekteve për qeverisje lokale dhe administratë publike.
Drejtoresha e Misionit USAID-it në Kosovë, znj.Lisa Magno, përgëzoi ministrin e MAPL-së, z.Elbert Krasniqi për detyrën e re si ministër në Ministrinë e Aministrimit të Pushtetit Lokal dhe shtoi se USAID -i do të jetë në bashkëpunim dhe përkrahje për MAPL-në sidomos me projekte që lidhen me rritjen e transparencës, mundësisë së barabartë dhe përgjegjësisë në nivel lokal.
Gjithashtu gjatë takimit u diskutua implementimi i kodit të etikës nga komunat si dhe rritja e transparencës përmes digjitalizimit të shërbimeve. Të dy palët u pajtuan që të vazhdojnë me takime dhe të rrisin bashkëpunimin edhe më tej në përkrahjen e komunave të Republikës së Kosovës.