MAPL mbështet komunat në realizimin e projekteve kapitale

Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi mes MAPL –së dhe komunës së Gjakovës  për financimin e projektit “Ndërtimi dhe grumbullimi i pikave grumbulluese të mbeturinave“.
2 shkurt 2017, Prishtinë

Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi mes MAPL –së dhe komunës së Gjakovës  për financimin e projektit “Ndërtimi dhe grumbullimi i pikave grumbulluese të mbeturinave“.

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Kryetaren e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari-Lila,  për realizimin e projektit “Ndërtimi dhe grumbullimi i pikave grumbulluese të mbeturinave“.

Në kuadër të mbështetjes financiare për komunat, Ministria së e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të vazhdojë nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit edhe me komunat tjera të Kosovës.

Projektet janë të orientuara në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ndriçimin publik, platformën për ofrimin e informacioneve mbi lokacionet turistike, shenjëzimin e shtigjeve dhe rrugëve malore, ndërtimin e fushave sportive, dhe projekte të tjera me interes për Komunat dhe qytetarët.