MAPL merr pjesë në takim me Kolegjiumin e zyrtarëve për Integrime Evropiane

23 janar 2020, Prishtinë

Përfaqësues nga Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave nga MAPL, respektivisht udhëheqësja e Divizionit të Integrimeve Evropiane, znj. Manushaqe Muçaj-Krasniqi, mori pjesë në takimin e radhës së Kolegjiumit të zyrtarëve për Integrime Evropiane, të organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Në këtë takim u diskutua për rishikimin e Planit të Punës së kolegjiumit, raportimi i zyrtarëve komunal si dhe përmbushja e Agjendës Evropiane.