Me datë 29 Nëntor 2018, përfaqësuesi i MAPL-së z.Yll Valla ka monitoruar nga afër realizimin e projektit “Promovimi i ndreqe.com dhe popravi.org për përmirësimin e Shërbimeve Publike Komunale”, projekt i cili po zbatohet nga organizata jo qeveritare “D +”.
Qëllimi i këtij projekti është që të promovoj platformat online ndreqe.com dhe popravi.org me qëllim të angazhimit të qytetarëve, të rinjve dhe zyrtarëve komunal për përdorimin e këtyre platformave, të cilat shërbejnë si dritare për paraqitjen e ankesave tek autoritetet komunale, si dhe me qëllim të rregullimit të problemeve të ndryshme infrastrukturore dhe mjedisore.

Sesioni edukativ për përdorimin e platformës është mbajtur me nxënësit e shkollave të Komunës së Lipjanit, me pjesëmarrje të rreth 18 nxënësve të të dy gjineve, ku koordinatorja e projektit nga OJQ “D+” znj. Dëbora Peci, ka bërë prezantimin e detajuar të platformës dhe të përdorimit të saj. Gjithashtu, janë shpërndarë edhe fletat informuese lidhur me përdorimin e kësaj platforme.
Sesioni edukativ i projektit është zhvilluar në përputhje me planin e aktiviteteve dhe agjendën e paraparë.
Ky projekt është zgjedhur si përfitues nga kategoria buxhetore e subvencioneve të MAPL-së për vitin 2018.
