18 tetor 2018, Prishtinë
Me datë 18 tetor 2018, zyrtarja monitoruese e MAPL-së znj. Edona Berisha ka monitoruar nga afër aktivitetin e organizatës jo qeveritare “LYC” nga Komuna e Lipjanit, me rastin e zbatimit të projektit “Bizneset rinore të fuqizuara krijojnë mjedis të favorshëm”. Qëllimi i këtij projekti është që të avancoj bashkëpunimin në mes Qeverisë lokale në Lipjan dhe bizneseve fillestare të cilat menaxhohen kryesisht nga të rinjtë dhe gratë, në mënyrë që problemet me të cilat ballafaqohen të adresohen në mënyrë institucionale.

Të pranishëm ishin: Drejtoresha e organizatës, eksperti i jashtëm, administrator i projektit dhe mbi 20 pjesëmarrës të rinjtë nga të dyja gjinitë.
Aktivitete e projektit janë zhvilluar në përputhje me planin e aktiviteteve dhe agjendën e paraparë.
Ky projekt është zgjedhur si përfitues nga kategoria buxhetore e subvencioneve të MAPL-së.