Me kërkesë të MAPL-së/ DADNJK-së, eksperti i TAIEX-it, ka qëndruar në Republikën e Kosovës që nga data 25 deri me 29 prill. Qëllimi i qendrimit 5 ditor në Kosovë ishte angazhimi i të gjithë akterve të përfshirë në procesin e promovimit dhe mbrojtjës së të drejtave të njeriut.
25 -29 prill 2016 Prishtinë
Me kërkesë të MAPL-së/ DADNJK-së, eksperti i TAIEX-it, ka qëndruar në Republikën e Kosovës që nga data 25 deri me 29 prill. Qëllimi i qendrimit 5 ditor në Kosovë ishte angazhimi i të gjithë akterve të përfshirë në procesin e promovimit dhe mbrojtjës së të drejtave të njeriut. Gjatë takimeve, punëtorive dhe vizitave në komuna, ekspertit ishte i përqendruar në rishikimin e pakos ligjore për të drejtat e njeriut dhe krahasimi me vendet e rajonit, diskutimi i sfidave lidhur me zbatimin e legjislacionit të ri për të drejtat e njeriut, koordinimi dhe bashkëpunimi i nivelit qendror dhe atij lokal, rishikimin e strukturave institucionale për të drejtat e njeriut, ofrimin e mbështetjes në zbatimin e pakos ligjore, monitorimin dhe raportimin, si përgjegjësi e zyrtarëve të nivelit qendror dhe lokal për zbatimin e legjislacionit të ri, bashkëpunimin me shoqërinë civile si partnere kyqe e të dyja niveleve.
Aktivitetet e përbashkëta në fushën e të drejtave të njeriut janë realizuar sipas agjendës së përgatitur në bashkëpunim me TAIEX-in.
Agjenda e ekspertit ishte fokusuar edhe ne Takimet me zyrtarë të MAPL-së, zyrës së Kryeministrit (ZQM/ZKM), ABGJ, vizitë në Komunat Fushë Kosovë dhe Prizren ku ishte takuar edhe me kryetarët e këtyre komunave, pastaj janë mbajt punëtori me koordinatorët komunal për të drejtat e njeriut dhe shoqërinë civile.