Prevallë 29.06.2019
Në punëtorinë dy ditore për rishikimin e SMPK u diskutuan secila fushë, tregues dhe rezultat , po ashtu u finalizua raporti i përgjithshëm i cili përmban të gjitha të gjeturat dhe propozimet për rishikimin e SMPK.
Ky raport del si rezultat i konsultimeve të grupeve punues të MAPL-së dhe vlerësimeve të ekspertëve të angazhuar nga DEMOS.
Në grupin punues për rishikimin e këtij sistemi janë përfshire autoritetet komunale, shoqëria cilvile dhe ministritë e linjës me qëllim të sigurimit të objektivitetit dhe për të siguruar parimin kryesor të SMPK-së integritetin dhe relevancen e rezultateve të performancës së komunave.