Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal /MAPL, përkatësisht Departamenti për Performancë dhe Transparencë komunale, në bashkëpunim me OSBE-në, për dy ditë radhazi, kanë mbajtur punëtorinë për indikatorët e transparencës.
9 shtator 2016

Në këtë punëtori, znj. Nazmije Krasniqi, udhëheqëse e divizionit për transparencë komunale, shpalosi para të pranishmëve aktivitetet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe obligimet ligjore që kërkohen nga komunat në fushën e transparencës.
Ndërkaq, z. Isuf Zeneli, udhëheqës i divizionit për performancë komunale, prezantoi treguesit e transparencës dhe matjen e tyre në pilot komuna.
Me këtë rast edhe zyrtarët e komunave patën rastin të njihen më së për së afërmi me indikatorët në fushën e transparencës si dhe metodologjinë e matjes së tyre. Po ashtu u diskutua edhe për vështirësitë dhe sfidat që komunat po ndeshen, lidhur me publikimin e dokumenteve në faqet zyrtare të komunave.
Në punëtori morën pjesë zyrtarët për informim të komunave dhe përfaqësues të MAPL-së.